Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pirro Dhima “Odiseja” shqiptar që kapi “ Olimpin” dhe “harroi” nënën

Pirro Dhima “Odiseja” shqiptar që kapi “ Olimpin”

Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, kampion i disa Lojërave Olimpike, është gjendur e vdekur në banesën e saj në Himarë.

Lefteri Dhima jetonte e vetmuar dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë gjetur trupin e saj, pasi u futën në banesën e saj, të shqetësuar sepse nuk e kishin parë për disa ditë. Trupi i të moshuarës është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes.

Abcnews shkruante se e  ndjera ka punuar gjatë gjithë jetës në Tiranë duke i rritur të dy djemtë në kryeqytetin shqiptar, ndërsa shembja e komunizmit bëri që të ndryshojnë gjërat edhe për familjen Dhima. Piro shkoi në Greqi ku 13 vite më vonë u shpall kampion bote në peshëngritje. Ky ishte suksesi i madh i parë i tij, i cili do ta bënte një hero në Greqi. Disa vite më vonë, Dhima u zgjodh deputet i partisë së majtë greke PASOK.

Ai nuk i ka fshehur asnjëherë qasjet jo shumë dashamirëse ndaj Shqipërisë, duke dalë publikisht me personazhe të njohur që punojnë për aneksimin e jugut siç është Babis Karathano dhe grupet ekstremiste greke.

Raporti i tij me nënën:

Mediat greke shkruanin se Piro Dhima nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të ngushte me nënën e tij. Ndoshta kjo shpjegon edhe faktin se përse e moshuara u gjet e vdekur pas 3-4 ditësh sipas policisë, në gjendje të dekompozuar.

Ata kanë përshkruar raportin e tij me nënën të vështirë për shkak të martesës me gazetaren e njohur Anastasia Sdougou.

Martesa e tij me gazetaren greke:

Kjo e fundit ishte shumë vitë me e madhe se Piro dhe kjo gjë nuk i pëlqeu nënës, ç’ka çau marrëdhëniet mes tyre. Edhe në intervistat për mediat greke dhe shqiptare, Piro nuk e përmend nënën e tij, por thotë se është rritur nga gjyshja në Himarë.

”Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur”, thoshte Dhima disa muaj më parë në një intervistë në mediat greke.

Mohimi i nënës:

Emri i nënës së tij mungon edhe në “CV-në” e medalistëve botërorë, ndryshe nga të tjerët, në pjesën e emrit të nënës shënohet “I padisponueshëm”.

Bashkëshortja e tij Anastasia Sdougou ndërroi jetë nga kanceri disa vite më parë, por duket se marrëdhëniet mes nënës dhe atij nuk ishin rekuperuar.

Vëmëndja ndaj jetës së një një medalisti botëror ka qenë tepër e madhe nga mediat lokale greke apo ndërkombëtare, por ndryshe nga bvashkëshortja, fëmijet dhe shokët, Piro nuk e nxorri kurrë nënën e tij në media.

Bamirësi Ilir Hoxholli i shkruan një mesazh Pirro Dhimës, për ndarjen nga jeta të nënës së tij:

Hej “Kampion” nena ajo qe te rriti, vdiq, e gjeten komshinjte. Sot eshte dita fiks, nje Tetor, dita te moshuarve. E kishe per turp te quheshe shqiptar “kampion” por nenen, nenen mos e harro, se te mbajti ne bark 9 muaj, te dha qumesht, te beri te forte “kampion”, qumeshti dhe sakrificat e saja te ben ky qe je sot. E di pse shkruajta per ty “kampion” qe te kuptojme ne te tjeret se si nuk duhet te jemi ne jete “kampion”.

 Se jeta nuk eshte medalje, fame, e te besh moral, kur nenen tende e ke harruar. E gjeten komshinjte te dekompozuar, mbase sa dite me pare ka vdekur, mbase nje gote uje do te deshironte ne fund. Iku shpetoi ajo nene dhe shume te tjera nga kampionet e televizioneve, nga medaljet, dekoratat, nga hipokritet qe nenat e tyre i kane nxjerre nga shtepite", shkruan Hoxholli.

Banorja e cila ishte fqinje më nënën e Pirro Dhimës:

Njëra prej fqinjëve ka treguar se kishte ditë që nuk e shihte: "Ka vdekur qëkur ajo se kishte marrë erë. Unë kisha disa ditë pa e parë. Të tërë jemi vetëm këtu. Nuk kemi fëmijët, jemi të gjithë fëmijët", njëra prej fqinjëve. "Pirro s'ka ardhur kohët e fundit se ishte në SHBA", vijon ajo.

Reagimi i Pirro Dhimës:

Piro Dhima thotë se edhe ai edhe vëllai që jeton në Finlandë nuk e kanë braktisur nënës. Ai thotë se kanë pasur kontakte të vazhdueshme edhe pse janë larg.

Ajo jetonte vetëm pasi nuk pranoi kurrë të vinte me mua në Amerikë”, thotë Piro Dhima. Ai thotë më tej se nëna gëzonte shëndet të plotë dhe nuk dëshironte të braktiste shtëpinë ku kaloi një jetë të tërë.

“Jam i shqetësuar dhe i prekur për atë se çfarë është deklaruar nga fqinjët për këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen tonë”, shprehet Dhima.

Kujtojmë se peshëngritësi i njohur Piro Dhima jeton në Amerikë, ku është drejtor teknik në Federatën e Peshëngritjes Amerikane që prej 2016. Njëri prej djemve të saj jeton në Shqipëri.  Nuk ka informacion nëse kampioni olimpik do të vijë apo jo për ceremoninë funerale./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore