
Përse Rama e ka anashkaluar debatin që kërkon me ngulm Lulzim Basha?!
Lulzim Basha ka përsëritur në fakt për të disatën herë në fushatat zgjedhore me Edi Ramën se kërkon një përballje, apo debat mediatik me kreun e qeverisë shqiptare.
Kreu aktual i PD-së, e ka kërkuar këtë debat me Edi Ramën që në vitin 2011, kur kandidonte përballë tij për kreun e bashkisë së Tiranës. Kurse Rama, jo vetëm që nuk i doli në përballje, por i nxirrte për replikë, shefin e tij të kabinetit.
Realisht, çështja këtu, duke u nisur edhe nga sfida e Lulzim Bashës drejtuar Ramës, merr një peshë të rëndësishme, pasi në një ring politik, dueli mediatik, i jep fushatës “kripën” e sfidës.
Megjithatë, duhet thënë se kemi të bëjmë me një ekuacion jo shumë të thjeshtë në këtë rast. Si në vitin 2011, kur Basha e kërkoi për herë të parë përballjen mediatike me Edi Ramën, edhe sot, ka më shumë se dualitet politik brenda opozitës.
Përveç Lulzim Bashës, i cili e ka sfidë institucionale përballjen me Edi Ramën, pasi është shefi de jure jo vetëm i Partisë Demokratike, por i gjithë opozitës së bashkuar, tek opozitë, si sfidë ndaj Edi Ramës, madje nganjëherë më shumë se Lulzim Basha, e konsideron edhe lideri i vjetër dhe historik i PD-së, Sali Berisha, por edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Aktualisht, edhe pse kemi formalisht një formacion politik të dallueshëm kundër PS-së që është opozita e bashkuar nën lidershipin e Lulzim Bashës, realisht rezulton një “triumvirat” që e konsideron sfidë përballjen me Ramën.
Sali Berisha, i cili u ftua nga kolegu i tij i partisë, por edhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD, Genc Ruli që të braktisë politikën, u përgjigj se betejën ndaj Edi Ramës e konsideronte si një “sfidë personale”.
Po ashtu, edhe Presidenti Ilir Meta, e ka konsideruar rrëzimin e Ramës si një sfidë, për të mos përmendur edhe kreun e LSI-së Monika Kryemadhin, e cila gjithsesi e ka pranuar më hapur lidershipin e Lulzim Bashës, për të cilin ka qenë e vetmja që ka thënë me emër dhe mbiemër se është kandidati i opozitës për kryeministër.
Kurse, Sali Berisha nuk e ka thënë, kur ju bë edhe pyetja për këtë qëllim, vetëm ka dhënë qëndrimin shtampë se kryeministër bëhet kreu i partisë së parë në vend.
Dueli, si instrument qartësues i një fushate ku njerëzit zgjedhin edhe nga “ringu politik” i liderëve është një instrument vital i një fushate zgjedhore. Tashmë ai është jo vetëm një instrument politik amerikan, por është i përdorur edhe në Europë ku sistemet politike-zgjedhore nuk janë kaq personal e mazhoritar si në SHBA.
Në fushatën e vitit 2013, sidomos në atë të vitit 2017 ne patëm një përplasje të fortë të 3 liderëve; Edi Rama, i cili ishte realisht zëri i parë dhe i vetëm i Partisë Socialiste në fushatë, Lulzim Bashën, i cili gjithashtu ishte zëri unik i Partisë Demokratike dhe Ilir Meta, i cili edhe pse de jure nuk ishte më kryetar i LSI-së pasi u zgjodh President, drejtoi fushatën e partisë së tij.
Sali Berisha nuk u angazhua fare në atë fushatë. Madje edhe në fushatën e vitit 2011 për bashkinë e Tiranës, i këshilluar nga Podesta Group që bëri fushatën e PD-së, kryeministri i kohës nuk doli fare në fushatën elektorale.
Por qartësisht dhe çuditërisht, në këto zgjedhje, Berisha ka dalë madje më shumë se i takon de jure, si një figurë primare politike. Referuar paneleve televizive të emisioneve në Prime Time të zhvilluara deri tani, Sali Berisha ka qenë shumë më i pranishëm se Lulzim Basha në ekran, i cili ka qenë vetëm një herë.
Veprim që ka ngjallur mjaft diskutime në lidhje me logjikën e lidershipit opozitar. Ja nëse Rama pranon të debatojë për herë të parë me Lulzim Bashën, pas një defaktorizimi disavjeçar, pasi nuk e konsideron liderin real të PD-së, po nëse edhe Sali Berisha do ta kërkojë një duel politik me kryeministrin, siç e ka cilësuar angazhimin e tij? Po nëse e bën edhe Meta.
Megjithatë, de jure lider i PD-së dhe i opozitës është Lulzim Basha, por a mjafton, apo a ngjit kjo aureolë për të bindur elektoratin se ai është lideri i padiskutueshëm. Pasi deri tani, të votosh opozitën po shikohet si ofertë voto 2 ke në ofertë edhe dy, pra voto Bashën e Kryemadhin, e merr edhe Berishën e Metën...
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Si po e ri-formaton Evropën Giorgia Meloni
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >
Prindër me lekë, a ndjeheni fajtorë?
Historia e plotë >
Rrëfimi i një polici!
Historia e plotë >
Vajzat e kazinove!
Historia e plotë >
Ja si shtetet kanë spiunuar historikisht njëri-tjetrin nga ajri
Historia e plotë >
Netflix kalon cakun!
Historia e plotë >
Misteret e balonave spiune
Historia e plotë >
Si po e ri-formaton Evropën Giorgia Meloni
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Eksperti i sigurisë plas BOMBËN: Brenda QSUT shpërndahet drogë
Historia e plotë >
Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Lajm i mirë për studentët/ Ministrja Kushi: Për herë të parë do kenë të drejtë të marrin...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja në Shqipëri? Njihuni me këmbimin valutor për sot

Dominim i motit të kthjellët dhe rritje e temperaturave, parashikimi i motit për sot
Aktualitet




KAS merr vendimin: Ja kush do e udhëheqë PD-në në zgjedhjet e 14 majit
Historia e plotë >