Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Përse Putin po heziton të urojë Biden për fitoren: Ja si e shpjegon i besuari i kreut të Kremlinit

Përse Putin po heziton të urojë Biden për fitoren: Ja si e

Krerët e BE-së, Francës, Britanisë së Madhe etj, uruan njëzëri Joe Biden pasi arriti të ngjitet në kuotën e 270 votave elektorale çka i japin atij mundësinë që të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. Por Rusia dhe Kina, ende nuk kanë folur apo dërguar një mesazh në Uashington.

Sidomos ka bërë përshtypje heshtja e Vladimit Putinit, i cili në vitin 2016 uroi i pari Donald Trumpin, sapo Hillary Clinton pranoi humbjen. Për këtë rast flet shefi i kabinetit të Kremlinit, njeriu më i fuqishëm në Moskë pas Putinit, Dimitri Peskov.

I pyetur pse Putini e përgëzoi presidentin aktual Donald Trump herën e fundit menjëherë pas zgjedhjeve, ndërsa ai nuk e uroi Joseph Biden, Peskov shpjegoi se tani është njoftuar se rezultatet do të sfidohen përpara gjykatës.

“Dallimi është i dukshëm. Ju mund të shihni se ka disa procedura ligjore të shpallura nga presidenti aktual, prandaj situata është e ndryshme. Prandaj, ne besojmë se është e saktë të presim për njoftimin zyrtar. Në atë kohë (në zgjedhjet e mëparshme), nuk kishte asnjë njoftim se rezultatet do të diskutohen në gjykatë”, tha Peskov.

Peskov, megjithatë, tha se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me çdo president amerikan dhe shpreson se ai do të ketë sukses në vendosjen e një dialogu me udhëheqësin e ri amerikan dhe të arrijë një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Presidenti Putin ka thënë vazhdimisht se ai do të respektojë çdo zgjedhje të popullit Amerikan dhe se ai do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me çdo president të zgjedhur Amerikan. Në çdo rast, ne shpresojmë që të jemi në gjendje të vendosim një dialog me presidentin e ri dhe të biem dakord mbi normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Sidomos pasi që një pjesë e madhe e këtyre marrëdhënieve dypalëshe - duke pasur parasysh stabilitetin dhe sigurinë - kanë të bëjnë jo vetëm me popujt tanë, por praktikisht të gjithë botën”, tha Peskov.

Biden deklaroi fitoren e tij në zgjedhjet të Dielën, pasi në Asosciated Press dhe televizionet kryesore në vend bënë të ditur se ai ka marrë 270 vota elektorale. Por Presidenti aktual Donald Trump u përgjigj se ai nuk e njeh fitoren e Biden pasi e quan të manipuluar. /GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore