Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Përplasja/ Kabo letër Vasilika Hysit: Mos u pispillosni, shpëtoni shpirtin dhe ndihmoni gratë e Ballshit! Nënkryetarja e refuzon

Përplasja/ Kabo letër Vasilika Hysit: Mos u pispillosni, shpëtoni

Intelektuali dhe pedagogu përparim Kabo i ka bërë thirrje deputetes së PS-së, nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi që të gjejë ndikojë që të zgjidhë menjëherë problemin e grave që janë ngujuar në Ballsh, duke i dhënë rrogat e prapambetura. Kabo i kërkon edhe Gramoz Ruçit që të ndërhyjë urgjent meqë është deputet i qarkut Fier.

Kabo ka qenë i rreptë, duke ju kujtuar politikanëve kryesisht grave që çdo ditë japin spektakle imazhi me veshje të shtrenjta dhe tregohen të pandjeshme për gratë e ngujuara. Hysi është përgjigjur menjëherë, duke thënë se kjo është një çështje e një kompanie private, kështu i është përgjigjur negativisht.

Por, profesor Kabo i është përgjigjur sërish  fort, duke thënë që kjo pandjeshmëri nuk i shkon as Hysit dhe as mazhorancës, ndaj duhet një përpjekje për të zgjidhur këtë çështje menjëherë

Letra e parë e Kabos

Letër e hapur zonjës Vasilika Hysi...!

E nderuar zonja Hysi, prindi Vasilik, profesoresha e respektuar, aktivistja e shquar e shoqërisë civile, qytetaria korrekte, nëna e përkushtuar, mike e mirë dhe dialoguese, nënkryetaria e Kuvendit të Shqipërisë.

Po u drejtohem juve me këtë letër të hapur. Sot është 1 nëntor 2020. Vjeshta po del ngadalë e ngadalë dhe dimri po vjen. Gjendja në vend është e rënduar nga pandemia dhe ekonomia është e kapur në një situatë aspak të mirë. Njerëzit në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, Korçë, Pogradec, Elbasan, Vlorë, Sarandë apo gjetiu, kanë dale të veshur si për të dielë, nuk mungojnë ikonat uronjëse në rrjetet sociale, apo drekat e bollshme dhe lëvizjet me makinat luksoze.

Pikërisht në këtë ditë janë disa gra si Ju, janë disa nëna si ju, janë disa qytetarë me të drejtat e njeriut po si ju, jane ca bashkëshorte po aq të përkushtuara si edhe ju zonja Hysi, që prej disa ditësh janë të ngujuara në një greve urie.

E nderuar zonja Vasilika Hysi ju kërkoj që me personalitetin që keni me kurajon civile dhe me devotshmërinë tuaj organike, ti jepni fund kësaj situate. Njerëz që kërkojnë pagat e prapambetura? Cefarë gjëje të paligjshme ka në këtë mes?! Njerëz që kanë fituar gjyqin me punëdhenësin dhe ai su jep pagat. Unë ju pyes juve në këtë rast si profesore e jurisprudencës. Ku duhet ta gjejë të drejtën ky qytetar? Nëse edhe vendimi i gjykatës nuk zbatohet? Ju zonja Hysi dhe ju të gjitha gratë deputete, ministre, ish-deputete, apo ish-ministre, punonjëse të administratës së lartë publike, ju zonja të pispillosura me modernitet të shoqërisë civile që u majmet me fonde dhe me to bletë vila, vetura dhe udhëtime ekzotike...

A ka mundësi një minute, një të vetme të ndaloni ritualin tuaj dhe të pyesni veten. Çfarë do bëhet me gratë e ngujuara. A nuk kanë të drejtë ato të jetojnë? Po si? Pa paga, pa ushqime, pa dritë elektrike dhe ujë pa veshje dhe higjiene? Të gjithë këta shërbimi paguhen dhe që t’i paguhesh duhen paratë, dhe që ti jesh i pajisur me to duhet që për punën që ke bërë të jesh i paguar. Nuk mund të vijohet më me indiferentizmin e zotit Gramoz Ruçi, sjellje që nuk e prisja prej tij. I drejtohem me emër sepse ja njoh dinjitetin, por si deputet në atë qark dhe si kryetar i Kuvendit ai duhet te kishte ndikuar për zgjidhjen e çështjes.

Nuk besoj më në lojën pa rregulla të zotit Edi Rama i cili ne fillim tha:... se keni me mua e keni me privatin e më tej nga faqja e tij online u tha grave ballshiote,... dilni nga greva dhe ejani të bisedojmë. I kujtoj zonjës Rama si grua dhe si nënë, por dhe si aktiviste e shoqërisë civile, të zbatojë edhe në këtë rast atë që ka thënë një herë, kur foli për pronën e saj...Janë pare gjaku ! Zonja Linda Rama dhe ato gra pare gjaku i kanë. Ndaj të gjithë bashkë ju socialistët shqiptare; Nëse jeni në pushtet për të administruar sovranitetin e deleguara mbroni qytetarin, të drejtat e njeriut, të drejtën e parë, atë të jetës.

Janë në rrezik jo vetëm jetët e atyre grave, por edhe të familjeve  të tyre.

A mendoni për fëmijët e tyre, si zgjohen, si flenë, si ushqehen, si vishen, si shkollohen, si ëndërrojnë?

Nëse nuk e mendoni këtë gjë ju ka zënë sytë hedonizmi juaj që duket në mënyrën si jetoni dhe si e shijoni luksin tuaj.

E nderuar Zonja Hysi...nëse do të hysh në histori bëj një gjest...

Shkoi Kryeministrit në zyrë ose thirre në zyre, ose nesër në seancën Plenare në Kuvend; dilni në foltore para deputetëve dhe popullit dhe kërkoji: ... Zotit Edi Rama, zgjidh çështjen e naftëtarëve, jepu bukën e gojës të drejtën legjitime, ndryshe ja ku është mandati im, ky Parlament dhe kjo shumicë s’kanë lidhje me idealet mia që i solla nga shoqëria civile si një aktiviste e nderuar dhe shumë e respektuar.

Zonja Hysi, populli është gjunjëzuar me varfëri, është nëpërkëmbur me varfëri, është shpërfillur me varfëri sa kohe që pasurinë kombëtare ua dhatë privatit, pronën publike e mori privati dhe pronën private te individit e mori informali që u legalizua nga ju në një jerm populist...

Po ju shkruaj hapur si kolegë në jetën universitare... Unë fola dhe shpëtova shpirtin tim si edhe shkruanin latinet... Është radha juaj që të tregoni se jeni nga ana e popullit dhe jo nga ana e heshtjes... Me respekt dhe besim 1 nëntor 2020, Përparim Kabo

Përplasja/ Kabo letër Vasilika Hysit: Mos u pispillosni, shpëtoni

 

Ja përgjigjia e Vasilika Hysit...

Përshëndetje Përparim, uroj çdo gjë mirë në këto kohë të vështira! Faleminderit për sensibilitetin si në shumë raste të tjera edhe për naftëtarët.

Situata e krijuar është shumë më komplekse nga sa mund të duket për shumë njerëz dhe nga ajo që ofron media. Jam e sigurt që ju e dini që është marrëdhënie pune me një kompani private dhe pagat nuk janë paguar nga kompania. Kompania është në proces falimenti dhe për këtë ka praktikë ligjore dhe raste të mëparshme në gjykata se si veprohet.

Ju e kuptoni shumë mirë se shteti nuk mund të mbulojë pagat që nuk japin kompanitë private, ka nje risk të madh nëse do të pretendohej kjo gjithmonë.

Ndjeshmëria njerëzore është e lartë për këtë çështje dhe ka pasur diskutime edhe ne Kuvend. Greva është e drejtë e çdo njeriu, por kompanitë private në proces falimenti me greva nuk ndërgjegjësohen.

Institucionet po e ndjekin situatën dhe ka pasur qëndrime publike. Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit, në dijeninë time, e ndjekin çështjen në mënyrë të përditshme.

Sa për politikën, kemi folur shpesh bashkë për atë çfarë ndodh në vend, por momente si këto më beso janë përtej vullnetit të emrave të përveçëm që përmendni ju. Shpresoj të gjendet një urë komunikimi dhe dialogu. Duhet të ndihmohen grevistët që të hyjnë në dialog sepse është rruga më e dobishme edhe për ato.

Për këtë duhet të kontribuojnë të gjithë, edhe media, edhe shoqëria civile, edhe personlaitet si Ju. Qofsh mirë dhe do të dëgjohemi!...

Përplasja/ Kabo letër Vasilika Hysit: Mos u pispillosni, shpëtoni

Reagimi Kabos

Ja dhe përgjigja ime për përgjigjen e saj....

E nderuar zonja Hysi, Ju flm për përgjigjen, unë personalisht e prisja, ndryshe nga disa që dyshonin sepse unë ua njoh vlerat dhe ndjeshmëritë civile. Unë personalisht nuk kërkoj as edhe në lëtrën e hapur, që  shteti të paguaj pagat, unë kërkoj që shteti me mekanizmat e tij të dalë në krah të punëtorëve. Njeriu çdo ditë ka nevojë për ushqim dhe ai blihet, ka nevojë për energji elektrike dhe ujë, dhe për to duhet të paguaj, ka nevojë për ilaçe dhe për të blerë libra e fletore për fëmijët, dhe për to duhen para. Nuk jam unë që u jap mendim si zgjidhet, por zgjidhja ligjore është dhe duhet të jetë e shkruar në atë kontratë privatizimi kur ai privati e mori uzinën.

Pra duhet të këtë pika konkrete, se çfarë ndodh edhe në situatën e krijuar që ju përmendeni. Ne diskutojmë flasin, shqetësohemi dhe ndrrojmë mendime, ato gra janë në grevë urie dhe ai qytetari evropian, apo deputeti në Parlamentin Europian bën pyetje ndryshe...Ato janë nënat dhe motrat tona, janë gra zonja. Kam pasur fatin të jetoj në atë qytet, në Ballsh për rreth 1 muaj dhe kam qenë në atë uzinë që ishte super moderne. Ja disa shifra. Zë një sipërfaqe gati 900 ha. Atje prodhohej për konsum të brendshëm dhe për eksport.

Ka pasur 7 hangarë të mëdhenj me pjese ndërrrimi që si thonin gjeje çdo gjë, vetem sy njeriu nuk kishte. Punonin saldatorë shumë të zotët që ikën të gjithë jashte, kishte brigata mirëmbajtje në të nxehtë dhe në të ftohtë të makinerive deri te brigada e gjelbërimit. Teknologjia ishte fjala e fundit e kohës. Ndërkohë privatizohet dhe tani thuhet që ai partneri strategjik që e mori është në proces falimentimi.

Po mirë si do t’i thotë nëna fëmijës kur s’kam mundësi të paguaj diçka, më fal mami se ai privati është në proces falimentimi, ose mos i laj duart me sapunë se harxhohet dhe nuk blejme dot tjetër se firma nuk na i jep pagat se është ne proces falimentimi. Njerëzit duan pagat duan bukën duan jetën. Përballë këtyre kërkesave s’ka me justifikime.

Zgjidhje ka dhe ato do gjenden, por kjo heshtje e gjatë me muaj është përgjegjësia e juaj e Parlamentit, qeverisë dhe deputetëve të zonës, së zyrës së tatimeve dhe taksave, bankave dhe organeve të tjera shtetërore. Kompanitë falimentoje, por populli nuk mund të falimentojë...Ju flm për pergjigjen, por unë dhe qytetarët atje në Ballsh dhe në të gjithe vendit presim zgjidhjen...!

Me respekt Përparim Kabo

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore