Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Përparim Kabo: Ditën që do të rrethohet nga SPAK këto vila në Lalëz (e Berishës), nis epoka e ndryshimit

Përparim Kabo: Ditën që do të rrethohet nga SPAK këto

“Ditën që do rrethohet me shirit dhe SPAK shpall sekuestron, vetëm atëherë njerëzit do të thonë: Kjo është dita 1 e kalendarit të ndryshimit në drejtimin e duhur” – shkruante në një postim në rrjetet sociale Përparim Kabo disa ditë më parë.

Postimi i botuar në media shkaktoi shumë reagime. Po e kujt është vila e bardhë mes pishave në foton që shoqëron postimin e profesorit?

Sot se kjo vilë e veçuar dhe shumë më e madhe se të tjerat përreth është vila e familjes Berisha, më saktë një nga banesat e tyre. Vila është mohuar disa herë publikisht nga Sali Berisha.

Por banorët e fshatit Lura në Gjirin e Lalzit dhe vizitorët e rrallë që depërtojnë brenda fshatit turistik e dinë që Berisha gënjen kur flet për të, ose përpiqet t’i bëjë bisht përgjigjes me lojëra fjalësh.

Berisha, bashkëshortja e tij si dhe Argita me bashkëshortin, shoqëruar ndonjëherë nga Shkëlzeni gjatë verës mund të shikohen lehtësisht tek bëjnë plazh në vendin e tyre të rezervuar.

E famshme mes banorëve është edhe shëtitja e mbrëmjes e Berishëve në unazën rreth fshatit të vogël, ku të dyja çiftet, Saliu dhe Liria me Argitën dhe Jamarbërin, ecin dhe bisedojnë për hallet e vendit.

Si shumë nga pronat e familjes Berisha, edhe kjo vilë rezulton në pronësi të vajzës së Berishës, Argitës, së cilës, ashtu si edhe vëllait Shkëlzenit, nuk i njihet asnjë aktivitet veç “ndërmjetësisë” dhe “konsulencës ligjore”.

Vila në fjalë nuk ka qenë përherë kjo që është sot. Argita Berisha ka blerë tokën rreth një vit pasi Berisha erdhi në pushtet në 2005. Deri në atë kohë, bëhej fjalë për një përpjekje të një ndërtuesi që të kthente një tokë të mbushur me gjarpërinj dhe zonë kënetore, në një fshat me shtëpi modeste.

Por ardhja e Argitës ndryshoi gjithçka. Investimet qeveritare erdhën pas saj. Papritur u zhbllokuan fonde për rrugën drejt Lalzit duke e kthyer destinacionin ku më parë arrinin vetëm fuoristradat e diplomatëve të ngeshëm, në një rrugë të arritshme nga të gjithë dhe vetëm 45 minuta larg Tiranës.

Argita solli me vete të tjerë. Ish-ministra dhe deputetë të PD-së kanë vilat e tyre në këtë fshat, përfshirë drejtorë që e nisën karrierën nën yllin e Argitës dhe njësoj si ajo nuk kanë asnjë shpjegim të besueshëm për burimin e të ardhurave të tyre.

Çmimet e vilave në fshatin turistik u rritën menjëherë. Dhe vazhdojnë të rriten edhe sot, ndërkohë që ngjitur janë ndërtuar Lura 2 dhe Lura 3 por asnjë nuk ka sipërfaqen dhe afërsinë me detin që ka vila e madhe e Berishëve.

Në 2015 me një ligj të posaçëm, pronarët e vilave, ku vec politikanëve, bëjnë pjesë edhe biznesmenë, gjykatës, bankierë, privatizuan pa blerje edhe oborret dhe tokën përreth të mbjellë me pisha dhe ullinj.

Sot fshati është një ndër të paktat zona ku janë respektuar distancat nga bregdeti dhe lartësia e ndërtimeve.

Përparim Kabo: Ditën që do të rrethohet nga SPAK këto

Vila e sotme e familjes Berisha është ngritur mbi gjurmën e vilës së mëparshme blerë nga Argita. Vila e mëparshme u shemb tërësisht dhe në vend të saj u ngret godina e sotme, shumë më e gjerë dhe e lartë. Ajo është vila e vetme që ka tre kate, nga dy kate që është norma e lejuar në planin e studimit urbanistik të kësaj zone

Godina e bardhë ka një sipërfaqe toke të bollshme të mbjellë me pisha dhe ndodhet në vijën e parë të fshatit përballë detit. Oxhakët e shumtë të vilës, ngrihen mbi kurorën e pishave, muri i ulët prej guri e dallon menjëherë prej të tjerave.

Vite më parë Berisha tha se ajo ishte e një biznesmeni dhe Argita kishte vetëm një apartament aty. Më vonë, zërat mbi vilën u shuan ndërsa pushteti i Berishës rritej. Herën e fundit që pati një debat politik për vilën në fjalë, në maj 2014, Berisha sërish e mohoi, pasi një deputet socialist guxoi më në fund t’ia përmendte gjatë replikave në Kuvend. Deputeti i kërkoi INUK që të verifikojë dokumentacionin e vilës, e ndërtuar, sipas tij, mbi gjurmën e një ndërtesë shumë herë më të vogël. Berisha tha se ai nuk është pronar i asnjë vile në Gjirin e Lalzit dhe se fotot që deputeti socialist tregonte i përkisnin vilës së një biznesmeni.

Ca kohë më pas vetë Berisha harroi ku ndodhej dhe postoi në Facebook-un e tij një foto duke lexuar një libër. Ishte në verandën e vilës luksoze të Lalzit. Vila është e Berishëve padyshim. Fotoreporteri i Ditës Klevis Janko e ka fotografuar atë në nëntor 2015.

Përparim Kabo: Ditën që do të rrethohet nga SPAK këto

Po çfarë shkroi Kabo disa ditë më parë që krijoi aq shumë reagime? Megjithëse nuk e përmendi të zotin e vilës, profesori i njohur, aktiv në media shkruante duke publikuar një foto të Gjirit të Lalzit:

“Kjo është vetëm një foto, një foto që mjafton për të kuptuar historinë e këtyre 30 viteve, që mjafton për të kuptuar motivimin dhe sinqeritetin e klasës politike, mjafton që të kuptosh se ç’është kapitalizmi shqiptar, ç’është demokracia, ç’janë partite politike, propaganda, votimet, fituesit dhe gjoja humbesit.

Kjo është një foto që të lë të kuptosh se sa europiane dhe sa orientale është Shqipëria. Kjo është një foto që tregon se si dhe sa funksionojnë institucionet inteligjente dhe ato të drejtësisë në vendin tonë. Kjo esehtë një foto që shpreh me kaq relief se sa rëndësi ka populli per politiken, se sa e shqetësuar është ajo për rininë, për të ardhmen, për zhvillimin e qëndrueshëm.

Kjo është një foto që tregon se sa “luftarake” dhe “parimore” “opozitare” është lufta mes palëve që në këto vila banojnë dhe janë fqinjë me njëri-tjetrin.Është një foto që shpreh se sa të drejtë janë politikanët që kanë këto vila.

Ky vend nuk është Gjiri Derrave, është Gjiri Lalzit, i lalëve te zinj. E nëse duhet të ndryshojë kahja e historisë ketu duhet të nisi. Ditën që do rrethohet me shirit nga OFL dhe pronarëve do u shkojë letra që për 48 orë të motivojnë pasien e tyre, në mos SPAK shpall ç, vetëm atëherë njerezit do të thonë: Kjo është dita 1 e kalendarit të ndryshimit në drejtimin e duhur”. Shënim i Gazeta DITA

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore