Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Përmbytjet në vend, deputeti kërkesë URGJENTE Ramës: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë në këto 3 qarqe

Përmbytjet në vend, deputeti kërkesë URGJENTE Ramës:

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka mbajtur ditën e sotme një komunikim për mediat nga Kryesia e Kuvendit teksa i ka bërë një thirrje urgjente kryeministrit të vendit Edi Rama.

Në fjalën e tij Alibeja ka kërkuar të shpallet gjendja e emergjencës dhe fatkeqësisië si pasjë e kushteve të vështira meteorologjike.

Sipas deputetit gjendja e fatkeqësisë duhet të shpallet përkatësisht në 3 qarqe, Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

“Do të doja t’ju bëja me dije se një pjese e kolegëve tanë, deputetë të PD përfaqësues në tre qarqe të goditura kanë inicuar një kërkesë ku kërkohet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë në këto tre qarqe Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Si pasojë e përmbytjeve janë dëmtuar ara, të mbjella, pasuri të qytetarëve. Dhe më tragjike situatën e bën dëmtimi i shëndetit siç ishte dhe rasti i humbjes së jetëve babë e bir në Malësi të madhe. “- tha Alibeaj.



Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore