Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Perla e Bashës: Plehrat do i fusnim në kontenierë nëntokë në unazë, pa asnjë lekë

Perla e Bashës: Plehrat do i fusnim në kontenierë

Publikimi i shkresës nga Edi Rama, mbi një vendim e studim të Lulzim Bashës kur ishte kryebashkiak për ndërtimin e një impianti përpunimi mbetjesh në Sharrë, solli menjëherë një interes të madh në publik, për të parë realisht vizionin e kreut të opozitës së sotëm për këtë çështje të rëndësishëm.

Të cilën ai e ka bërë prej vitesh një “kalë beteje” të politikës në opozitë. Megjithatë është mjaft e pakuptueshme përse këtë vizion Basha nuk e ka bërë kurrë publik, por thjesht e ka lënë në arkivin e shkresave zyrtare që do të çonte Ramën ta publikonte, natyrisht për interesat e politikës së ditës.

E ky vizion, u shpjegua megjithatë mjaft i cunguar nga Basha mbrëmë, i cili, gjithsesi tha një version siç duket për të qenë më i thjeshtë për njerëzit, por realisht e komplikoi më shumë sa ka ngritur pyetje, ka ushqyer fantazitë edhe më ekstreme, e ka ushqyer më shumë hartuesit e memeve humoristike në rrjet.

Kjo si për versionin paksa “fantashkencë” të vizionit të përpunimit të mbeturinave, por edhe në batutat e Edi Ramës që e kthyen këtë çështje realisht një folder memesh më shumë se një koncept mbi trajtimin e mbeturinave.

Basha tha se studimi parashikonte që kontenierët e mbeturinave në vitin e parë të mandatit të tij do të vendoseshin nën tokë  për unazën e vogël e për tre vjet do të vendoseshin për gjithë Tiranën. Pa përgjigje ka mbetur në këtë shpjegim, se si do të derdheshin mbeturinat nga qytetarët në këto “kontenierë-puse”, por fantazia edhe këtu mund të bëjë të sajën. Për të qenë më të qartë le të ndjekim bashkëbisedimin e mbrëmshëm për këtë çështje:

Dialogu Basha-Rama

Basha: Në vitin 2011  bashkia autorizoi një studim me bashkëpagesë nga Banka Botërore e Bashkia që Sharra e lënë në mjerim të kishte trajtim sa me dinjitoz.

Brenda mandatit të parë të gjithë kontenierët e unazës së do të futeshin nën tokë. Objektivi dytë brenda tre vitesh të gjithë kontenierët e plehrave të Tiranes do të futeshin nën tokë. Qytetarët nuk do të paguanin asnjë qindarkë dhe do të kishin kontenierë nën tokë.

Rama(Qesh): O artist, o artist...

Fevziu: Çmimi shkon 30 euro pa TVSH ...

Basha: Jo, jo shifrat janë ato që them unë qytetarët nuk do të paguanin asnjë qindarkë. Shteti shqiptar nuk do të paguante asnjë qindarkë më shumë...

Rama: Kush do t’i paguante lekët, Vehbiu o Lul me Vebiun, ai do e paguante këtë?

Basha: Po ti nuk e lejove projektin kur u bërë kryeministër, sepse kishe këtë plan që po bën sot... Ti prishe marrëveshjen me GIZ.

Rama: Ça thotë ky, po flasim për çmimin..

Basha: Ajo që tregoni në ekran është një memo e brendshme e grupit..

Rama: Ç’memo mo është raport i grupit të miratuar..

Basha: Jo, jo ti tregoi shqiptarëve se përse nuk e bëre, ku Tirana do të kishte kontenier nën tokë brenda unazës së vogël brenda një viti. Landfilli do të menaxhohej me transparencë dhe ti i vure shkelmin. Sepse kishe planin që po bën sot...

Rama (Qesh) :Lul fli vëlla, fli Lul, gjumë të ëmbël Lul se i bën keq kur rri zgjuar, se zakonisht ai fle herët. Fli zemër, fli Lul.

Kjo është habi e madhe, nxjerr plehrat mal tregon si është sot, nxjerr shifrat. Kjo është foleja këtu po nuk doli këtu... E le edhe pa gjumë e shkatërroi fare. Këto para janë kostot e shërbimit. Ne paguajmë shërbimin. Del tjetri flet broçkulla, do i fusja kontenierët nën tokë thotë, ai s’di ça flet. Po në këtë orë i falet se në këtë orë fle.

Dëgjo se kush do bëhet kryeministër, do fusja thotë kontenierët nën tokë, do fusja kazanët nën tokë, do fusja plehrat nën tokë, s’do paguante askush. Po si do t’i bënte ky gjithë këto? Si tramvaji. Tramvaji mbi tokë, plehrat nën tokë, qytetarët s’paguajnë asnjë gjë edhe Luli kreh flokët... lere tani se u bë estradë fare. /GazetaShqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore