Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Përjashtimi i Berishës dhe i mbështetësve, a mendoni se do ketë sërish protestë në PD?

Përjashtimi i Berishës dhe i mbështetësve, a mendoni se do

Lulzim Basha preferoi të shpallte sot vendimin e djeshëm të Kryesisë së PD-së për përjashtimin përfundimtar të lideri historik të kësaj partie, Sali Berisha si dhe të disa deputetëve dhe figurave të saj, si ish-presidenti Bujar Nishani.

Sali Berisha;  Flamur Noka;  Edmond Spaho;  Albana Vokshi; Bujar Nishani; Arben Ristani;  Rigels Muçollari; Keltis Kruja dhe Klevis Balliu u përjashtuan përfundimisht nga PD dhe funksionet që kanë pasur.

Ndërsa u pezulluan edhe disa deputetë të tjerë dhe përfaqësues të grupimit të Rithemelimit të PD-së. Emrat e tyre janë: Agron Shehaj;  Aldo Bumçi;  Belind Këlliçi; Blendi Himçi;  Çlirim Gjata;  Edi Paloka;  Edith Harxhi;  Eno Bozdo;  Ervin Minarolli; Genc Deromemaj; Genc Pollo; Gent Strazimiri; Ivi Kaso;  Ledina Mandija;  Lorenc Luka;  Luan Baçi; Mimoza Hajdarmataj;  Oerd Bylykbashi;  Tritan Shehu.

Basha me këtë vendim po synon t'ua mbyllë derën atyre që mendojnë kundër tij, por njëherësh edhe të mos lejojë ndonjë grumbullim tjetër përpara selisë së PD-së. Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se revolucioni paqësor nuk do të ndalet, duke mos hequr dorë nga protestat.

Berisha dhe mbështetësit e tij po përballen me një realitet të ri, ai i përjashtimit nga PD-ja. Gazeta Shqip po i drejtohet lexuesve të saj me sondazhin se nëse ky vendim i kryesisë së PD-së do të ndalë ose jo protestat e paralajmëruar nga Berisha në mbështetësit e tij.

Poll

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore