Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Përgjimet masive të qytetarëve, Strasburgu dënon Britaninë: Shkeli të drejtat e njeriut

Përgjimet masive të qytetarëve, Strasburgu dënon

Dhoma e Madhe e Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut la në fuqi një vendim të vitit 2018 nga dhoma e ulët e saj, që gjeti se disa aspekte të veprimtarive mbikëqyrëse të autoriteteve britanike shkelinin dispozitat të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që synojnë të mbrojnë të drejtat e qytetarëve për privatësinë.

17 gjyqtarët e kësaj dhome ranë dakord njëzëri se përgjimet masive të shërbimeve të inteligjencës britanike të telefonatave, e-mail, mesazheve me tekst dhe të dhëna të tjera të komunikimeve dixhitale ishin shkelje e së drejtës së privatësisë dhe lirisë së shprehjes dhe nuk justifikoheshin me argumentin e dhënë se janë realizuar në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
.
Gjykata vuri në dukje se ndërsa Britania e Madhe kishte mbikëqyrje të pavarur dhe një organ gjyqësor të ngritur për të dëgjuar ankesat nga njerëzit dhe mbrojtur qytetarët nga abuzimet, "ato masa mbrojtëse nuk u zbatuan mjaftueshëm nga autoritetet”.

Shumica e gjyqtarëve dhanë miratimin për ligjet britanike, por thanë se ato ishin keqpërdorur dhe keqinterpretuar nga autoritetet dhe sidomos agjencitë e inteligjencës.

"Masat për të mbrojtur nga abuzimi dhe për të siguruar që autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar nuk kishin përdorur kërkesa për materiale nga partnerë të huaj të inteligjencës janë të mjaftueshme", tha Gjykata Europiane.

Pesë gjykatës nuk kundërshtuan atë pikë, ndërsa gjyqtari Pinto de Albuquerque kërkoi që përmes këtij vendimi, Gjykata të detyronte autoritetet britanike që të ndërhynin në legjislacion dhe ashpërsonin masat mbrojtëse të qytetarëve, kërkesë që u refuzua.

Ai tha se vendimi i gjykatës nuk e trajtoi plotësisht këtë çështje të ndjeshme për sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve europianë dhe i hap rrugë një Big Brother-it elektronik në mbarë Europën.

Silkie Carlo, drejtor i Big Brother Watch, një grup i fushatës britanike të privatësisë që udhëhoqi sfidën ligjore, tha se vendimi përligji zbulimet e ish-agjentit të NSA-së amerikane, Eduard Snouden në 2013 duke detajuar programet e mbikëqyrjes qeveritare.

"Mbikëqyrja masive dëmton demokracitë nën petkun e mbrojtjes së tyre dhe ne mirëpresim vendimin e gjykatës për këtë," tha Carlo, duke shtuar se vendimi ishte gjithashtu një "mundësi e humbur për gjykatën për të përshkruar kufizime dhe masa mbrojtëse më të qarta".

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore