Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Përgjaket Shqipëria/ Vrasje dhe aksident, tre viktima në pak orë

Përgjaket Shqipëria/ Vrasje dhe aksident, tre viktima në pak

Vijojnë me ritme të larta ngjarjet kriminale në vendin tonë.

Bëjmë me dije se vetëm në pak orë në vendin tonë janë regjistruar tre viktima, më i vogli 6 vjeç, nga vrasjet dhe aksidentet.

Kujtojmë se një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lezhë, duke rënduar bilancin e zi të viktimave të kësaj vere. Besnik Pjetri vrau Pjerin dhe Gent Përjakun, babë e bir.

Pjetri, ish-dhëndri i familjes shkoi në banesën e Pjerin Përjakut dhe qëlloi me armë atë dhe djalin e tij, duke i lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas konflikteve familjare, ndërsa autori ishte divorcuar me bashkëshorten para 6 vitesh. Ndërkohë, dy viktimat ishin kthyer ditën e djeshme nga Italia. Autori është ende në arrati, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.

Ndërkohë që pa kaluar shumë orë një tjetër viktimë u shënua në një aksident tragjik. Aksidenti ndodhi orët e para të mëngjesit të së martës  në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku një fëmijë 6 vjeç humbi jetën.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, Andi Mithi, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen pasi ishin kthyer nga Turqia, humbi kontrollin e makinës. Si pasojë, mjeti është përplasur me trafikndarësen dhe është kthyer përmbys. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij, Albana Mithi dhe fëmija tjetër 3 vjeç. Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Nga ana tjetër sjellim ndërmend se 25 persona kanë humbur jetën në 22 vrasje të ndodhura gjatë kësaj vere. Fatkeqësisht numri më i madh i vrasjeve ka qenë për motive banale. 10 persona kanë humbur jetën për konflikte të çastit të tipit “pse i fole vajzës që unë pëlqej” siç ishte rasti i Martin Çeços në fshatin Kolanec të Maliqit, më 12 qershor apo rasti i Klodian Bakiut më 17 gusht në Sarandë që u vra me thikë për një vend parkimi. Ndërsa 33-vjeçari Madrid Ulqinaku u vra në Elbasan vetëm se u kap me fjalë me një 18-vjeçar. Por më të rënda kanë qenë vrasjet mafioze që kanë tronditur vendin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore