Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Përfundimet që dalin nga sondazhi mbi parlamentin aktual: vizioni i politikës që duan shqiptarët

Përfundimet që dalin nga sondazhi mbi parlamentin aktual: vizioni i

Sondazhi i publikuar nga Instituti i Studimeve në Vend, është një lakmues shumë dramatik për institucionin themeltar të vendit që është Parlamenti.

Të dhënat e publikuar nga ai, që u bë e ditur edhe nga Shqip janë aq të shumta e të detajuara, sa mund të nxjerrësh përfundime për mjaft nga të dhënat që jepen.

Por disa nga to ja vlejnë edhe janë themeltare për tu diskutuar. Perceptimi i shqiptarëve për parlamentin aktual është vërtetë dramatik, e kjo në fakt nuk se përbënte ndonjë risi, pasi shikohej pakënaqësia me nivelin e përfaqësimit dhe debatit, por edhe përmbajtjen e punës.

Prej vitesh perceptimet e shqiptarëve për parlamentet, deputetët që zgjidhen e që janë kasta politike në vend ka ardhur duke u përkeqësuar, ndaj ka një kërkesë për një rinovim të plotë të klasës politike.

Kërkesë që duket dukshëm. Në këtë sondazh thuhet se parlamenti aktual nuk është në nivelin e duhur, deputetët nuk janë në ngritjen intelektuale nën mesataren e vendit, kritikohet roli opozitës, mazhorancës, kontrollit ndaj qeverisë etj e etj që në fakt është kthyer si “normale” gjithë këto vite.

E realisht pikërisht kjo situatë nuk duhet të ishte normale, pasi janë gjasat që të akumulohet pakënaqësia popullore dhe vendi të rrëshqasë në ndonjë kuth populist apo të një natyre tjetër, ku forca apo elementë spelulantë por me fuqi ekonomike të përfitojnë nga kjo situatë e pakënaqësisë popullore.

Megjithatë, vlen në këtë sondazh një grup të dhënash që duket se japin edhe një panoramë, për një vizion të shqiptarëve për rrugën që duhet të ndiqet.

E vizioni duket i qartë: Shqiptarët duan një pluralizëm në Kuvend, jo polarizim. Dhe këtë pluralizëm kërkojnë të arrihet në një mënyrë të shëndetshme; përkrahin listat e hapura, duan një konkurrencë të hapur pa koalicione false, e për këtë ka të dhëna të ndryshme në pyetësor, por shumica relative janë kundër koalicioneve, 6% më pak janë pro koalicioneve, kurse pjesa tjetër ose nuk e kuptojnë pyetjen ose nuk japin dot përgjigje fikse.

Por thelbi, duket se kërkojnë një sistem të shëndetshëm, ku natyrisht në të dhënat e tjera shikohet edhe identikiti i një parlamentari që përfytyrohet të jetë i ndershëm dhe person me integritet.

E thjeshtë; shqiptarët duket se kanë të qartë vizionin e tyre politik: duan klasë të re politike, e cila arrihet nëpërmjet hapjes së sistemit zgjedhor në vend dhe jo statukuonë...

GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore