Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Përçarje te opozita/ Si u bënë 79 vota PRO Lindita Nikollës?! Kryetarja e Kuvendit mori dy vota më shumë se mazhoranca

Përçarje te opozita/ Si u bënë 79 vota PRO Lindita

Lindita Nikolla u zgjodh sot kryetare Kuvendit me 79 vota pro, 4 kundër dhe asnjë abstenim. 

Po të bëhet një llogaritje në bazë të deputetëve që votuan dhe votave që disponon mazhoranca, rezulton se një votë pro ka ardhur nga radhët e opozitës. PS ka 74 ulëse në parlament dhe së bashku me PSD-në e Tom Doshit shkon në 77.

Në votimin për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, mori pjesë edhe LSI, duke kundërshtuar kështu ‘urdhrin’ e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili në shenjë proteste vendosi të griste me nervozizëm fletën e votimit.

Ndërkohe që LSI njoftoi direkt pas u shpallur rezultati i votimit se:Ju lutem një sqarim! 4 votat e LSI kanë qenë kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës si Kryetare Kuvendi.

Kjo e shtoi më shumë miserin e rrjedhjes së votavem, pasi mund të kishte një diversion. Aq më shumë u shtua ky diversion me deklaratën e presidentit Ilir Meta që e uronte Lindita Nikollën për zgjedhjen e saj si kryetare e Kuvendit, duke u shprehur i hapur për bashkëpunim ndërinstitucional, që kishte munguar prej më shumë se dy vitesh, ku si kryeparlamentar ishte Gramoz Ruci.

LSI pretendon se votoi kundër me katër vota, çka e bën të paqartë se nga doli vota e 79-të. Pra katër votat e Monika Kryemadhit, Petrit Vasilit, Erisa Xhixhos dhe të Agron Celës ishin kundër.

Atëherë dy "tradhtarët" e PD-së janë dy aleatët Vangjel Dule i PBDNJ-së dhe të Nusret Avdullait. Ata të dy mund të jenë votat pro nga mazhoranca.

Po t’i shtohet edhe vota e Vangjel Dules, aleat i Bashës në zgjedhjet e 25 prillit, dhe i PDIU-së të dalë si deputet nga listat e PD-së, numri i votave bëhet 79.

Duket se frika e Bashës për rrjedhjen e votave, detyroi që PD të zbatonte një skenar jo të hedhjes së votave brenda kutisë së votimit, por të grisjes dhe hedhjes në tokë. 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore