Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Përçahet Nisma Thurje/ Shabani e promovoi një muaj më parë, doktori i njohur mbetet jashtë listës

Përçahet Nisma Thurje/ Shabani e promovoi një muaj më

Nisma Thurje ka prezantuar kandidatët kryesorë të saj 12 qarqet e vendit. Listës së shpallur nga kryetari i Nismës, Endrit Shabani i mungon emri i doktorit të njohur Artan Koni, i cili fillimisht u shpall se do të kandidonte në qytetin e Durrësit.

Në listën e 177 kandidatëve në shkallë vendi mësohet se i mungon emrin i Konit, doktorit që denoncoi koncesionin e Ministrisë së Shëndetësisë për sterilizimin.

Pikërisht një muaj më parë Shabani do ta promovonte Koni si kandidatin që do të ishte për listën e Nismës për qarkun e Durrësit.

“ARTAN KONI PËR #DURRËSIN. Mjeku Artan Koni, MD  do të jetë kandidat për mandatin e deputetit në qytetin bregdetar të Durrësit. Ai ishte i pari mjek që denoncoi abuzimet me tenderat dhe PPP- të që u dhanë në sektorin e shëndetësisë, e sidomos ai i sterilizimit të pajisjeve mjekësore. Ky denoncim do të ishte edhe dosja e parë për gjyqtarët e SPAK. Dosje kjo e cila fle ende në sirtaret e pluhurosura të drejtësisë së re, por me zakonin e vjetër. Mos ndëshkueshmëria është dëmi më i madh që po u bëhet sot Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruante Shabani në postimin e tij më datën 7 shkurt.

Ai do ta cilësonte në fjalën e tij si një nga mjekët më të guximshëm. "është nja qytetarët që ka guximin për të përballur me një oligarki që po konsolidohet akoma më shumë", ishte vlerësimi i Shabanit për mjekun Koni.

Por duket se ka pasur një përplasje në hartimin e listave, pasi në këtë qark do të kandidojë vetë Shabani që kryeson listën dhe Egriselda Allushi e renditur e dyta. Vetë Shabani si kryetar partie do të kandidojë 4 qarqe njëherësh Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Korçë.

Lista e shpallur nga NISMA

Tirana

Nr.1 Panajot Soko – Ekonomist

Nr.2 Endri Shabani – Pedagog

 

Durrës 

Nr.1 Endri Shabani – Pedagog

Nr.2 Egriselda Allushi – Mjeke

Shkodër

Nr.1 Amel Pervizi – Ekonomist

Nr.2 Endri Shabani – Pedagog

Lezhë

Rigerta Loku – Fermere

Korçë –

Nr. 1 Klajdi Pllaha – Mësues

Nr.2 Endri Shabani – Pedagog

Elbasan 

Rudina Hajdari – Deputete

Fieri

Andi Demo – Diplomat

Vlora

Enriko Kaçaj – Sipërmarrës

Kukës

Arbër Ndreu – Trajner sporti

Gjirokaster 

Kristaq Begzo – Sipërmarrës

Berat 

Agur Sadiku – Sipërmarrës

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore