
"Për 3 muaj do paguheni 7 mijë euro"/ Si po i joshin shqiptarët shtëpitë e barit në Spanjë
Një prej shtëpive të barit në Spanjë, muajt e fundit është shndërruar në destinacion të shqiptarëve që kultivojnë drogë në ambiente të mbyllura me ndihmë të llambave.
Për shkak të zgjerimit të këtij aktiviteti të paligjshëm shqiptarët reklamojnë biznesin në “TikTok” duke kërkuar punëtorë.
Në komente jepen detaje se për 3 muaj punëtorët do të paguhen 7 mijë euro. Në të njëjtin profil të emëruar Shqipet në Spanjë janë hedhur dhe video të tjera, të fundit gjatë muajit nëntor ku reklamohen pagesat e majme në euro të përftuara nga ky aktivitet kriminal.
Pak muaj më parë policia spanjolle çmontoi një bandë shqiptare të trafikut të drogës duke vendosur në pranga 14 persona.
Banda kishte ngritur plantacione të shumta të kultivimit të marihuanës në disa qytete të Spanjës ku kishte punësuar shqiptarë. Të arrestuarit janë të moshës 20 deri në 51 vjeç. Në hetimin e çështjes së quajtur “Koman”, u konstatua se drejtuesit e bandës shqiptarë përdornin bashkatdhetarët e tyre për t’u kujdesur dhe monitoruar plantacionet në ambiente të brendshme të cilat mbillnin katër ose pesë kultura në vit./TopChannel



Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >



Bie sërish çmimi i naftës, me sa do të tregtohen karburantet
Historia e plotë >

Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme
Aktualitet




