Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pensionet suplementare ndryshon skema e përfitimit, ja kush penalizohet paga e “majme”

Pensionet suplementare ndryshon skema e përfitimit, ja kush penalizohet

Nëse përfiton pension suplementar por kërkon të punësohesh edhe pas daljes në pension, ligji me ndryshime “Për kontributet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore” ka përcaktuar se cilët do të penalizohen.

Në relacionin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore që disponon “Shqip”, pensionet suplementare do të vazhdojnë ti tërheqin vetëm ata individë që punësohen në sektorin e arsimit, kurse kategoritë  e tjera jo..

Ligji i miratuar me ndryshime disa ditë më parë, ia jep këtë kompetencë Këshillit të Ministrave për të miratuar kategoritë përfituese dhe ata që nuk e tërheqin pensionin suplementar  në rastet kur janë të punësuar.

Në ligj thuhet se ndalimi i të drejtës së tërheqjes së pensioneve suplementare, bëhet pasi këto lloj pensionesh janë suplementare dhe në rreth mbi 50% të shumës mujore të tyre, është e financuar nga buxheti i shtetit pasi nuk mbulohet nga norma e kontributit të përcaktuar dhe ndërkohë që funksionarëve kushtetues u lind e drejta për pension 5 vite përpara moshës së përcaktuar për pensionet e pleqërisë. 

Ndërkohë në vendim përcaktohet lejimi i tërheqjes se pensionit suplementar nëse një përfitues i tij punësohet me kohë mjaft te reduktuar në procese mësimdhënie dhe te ardhurat mujore që merr nuk kalojnë dy paga minimale në shkallë vendi.

“Këshilli i Ministrave me këtë vendim lejon marrjen e pensionit të pleqërisë, por ndalon marrjen e pensionit suplementar për të gjithë kategoritë e përfituesve, të cilët njëkohësisht janë ekonomikisht aktivë.

 Nëse nuk bëhet ky unifikim, lidhur me pensionin suplementar, atëherë përveç kostove në buxhet, do të krijoheshin diferencime dhe problematika edhe në tregun e punës sidomos për personat që marrin pension për shkak të titujve shkencorë kur punojnë në sektorin shtetëror apo privat si dhe diferencime në trajtimin e përfituesve”, thuhet në relacionin dërguar qeverisë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

“Mos lejimi i tërheqjes së kësteve mujore të pensionit suplementar kur përfituesi vazhdon veprimtarinë ekonomike, është përcaktuar në dispozitat e ligjit nr. 8097,  datë 21. 03. 1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” i ndryshuar.  Konkretisht në paragrafin e dytë të pikës 3, të nenit 8, të ligjit, i cili përcakton kushtet e përfitimit për personat e grupit të parë, është përcaktuar që personat, të cilët plotësojnë kushtet e përfitimit të pensionit suplementar, duhet të kenë ndërprerë veprimtarinë ekonomike. Po ashtu, i njëjti përcaktim bëhet edhe  në paragrafin e fundit të nenit 10, i cili përcakton kushtet e përfitimit për personat e grupit të dytë.

Në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të Universiteteve, të Shkollave të Larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha Institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë” i ndryshuar, neni 6 përcaktohet se kushti për të përfituar pension suplementar, sipas këtij ligji, është që personat me tituj shkencorë të plotësojnë kriteret për marrjen e pensionit të pleqërisë, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

Konkretisht përmbajtja e nenit 6 është si më poshtë:

“Kushti për të përfituar pension suplementar shtetëror, sipas këtij ligji, është që personat, të cilët përfshihen në grupin e parë dhe të dytë të pikave 5 dhe 6 të nenit 2, të plotësojnë kriteret për marrjen e pensionit të pleqërisë, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

Si përfundim mbështetur në përcaktimet e nenit të sipërshënuar, si  dhe të pikës 2, të  nenit 57 të këtij ligji ku është përcaktuar se “ Përfituesi nuk ka të drejtë për këste përfitimi për çfarëdo lloj periudhe kur merr pagë ose të ardhura nga veprimtaria ekonomike si i punësuar ose i vetëpunësuar”.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore