Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

PD tremb pensionistët me vaksinën kineze

PD tremb pensionistët me vaksinën kineze

Qeveria i ka hapur dritën jeshile vaksinave ruse dhe kineze për të realizuar atë cilësohet si vaksinimi masiv i popullsisë. Në vendin tonë kanë mbërritur 192 mijë vaksina kineze Sinovac dhe 10 mijë të tjera Sputnik.

Në kushtet kur sigurimi i vaksinave ka hasur pengesa të mëdha, ku edhe vetë BE u fut në krizë për mos sigurimin në kohë të injeksionit, Tirana zyrtare gjeti një rrugë më të shpejtë pavarësisht hezitimeve.

Por sigurimi i vaksinave ruse apo kineze po has në kontestimet e eksponentëve të ndryshëm si të PD-së, ashtu edhe të LSI-së. Reagimi më i fundit erdhi sot nga ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili në qëndrimin e tij, e akuzonte qeverinë se po luante me jetën e të moshuarve.

“Në këto kushte kur vihet në lojë siguria e shqiptarëve, shëndeti masiv i popullsisë, jeta e tyre dhe kur heshtja qeveritare është e plotë, institucionet përgjegjëse duhet të reagojnë”, reagoi Shehu.

Në përpjekjet për të sulmuar dhe anatemuar çdo gjë dhe bërë politikë në kohë fushate, Partia Demokratike dhe opozita me këto qëndrime po synon që të të trembë dhe te krijojë panik te pensionistët. Vaksinën kineze Sinovac po e marrin 22 shtete dhe se  Shqipëria nuk është i vetmi vend në botë, shtete të tilla si Brazili, Kili, Singapori Turqia po përdorin prej kohësh.

Opozita duhet të tregohet më e përmbajtur me këto qëndrime që nuk i shtojnë pikë, përkundrazi e dëmtojnë më tepër dhe pushteti nuk merret duke krijuar panik dhe pasiguri! Nuk bëhet politikë dhe as nuk vihet në pushtet duke luajtur me jetët e njerëzve!

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore