Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pazaret e fundit/ Gjyqtarët që nuk kalojnë vettingun po lirojnë nga burgu të dënuarit e përjetshëm

Pazaret e fundit/ Gjyqtarët që nuk kalojnë vettingun po

Pastrimi i Drejtësisë nga gjyqtarë apo prokurorë që nuk kalojnë kriterin e pasurisë, atë profesional apo të figurës është tashmë një fakt. Për vitin 2020 janë plot 120 gjyqtarë dhe prokurorë në Tiranë dhe rrethe që do i nënshtrohen procesit të vettingut në të dy shkallët; Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Por, drejtësia ka filluar të çedojë jo pak nga ata gjyqtarë që e kanë krijuar tashmë bindjen e tyre se do ta kenë shumë të vështirë të kalojnë verifikimin nga komisionerët e vettingut.

Ndaj duket se janë përfshirë në veprimet e fundit joligjore kryesisht duke përdorur taktika ligjore për lirim para kohe të atyre që kanë marrë dënim ekstrem të legjislacionit shqiptar.

Dy janë kushtet që po shfrytëzojnë të dënuarit me burg përjetë për të lënë qelitë: Një hapësirë në Kodin Penal si dhe gjyqtarët, të cilët nuk kanë asnjë shpresë për të kaluar Vetingun, e për rrjedhojë po shfrytëzojnë ditët dhe javët e fundit që u kanë mbetur në detyrë, duke marrë vendime skandaloze, në këmbim të interesave financiare.

Neni 65 i Kodit Penal i ndryshuar në nëntor të vitit 2008 dhe në mars të vitit 2017, parashikon që i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht nga burgu. Konkretisht, Kodi Penal i ndryshuar në vitin 2008 parashikon që i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht nga burgu, vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur ka vuajtur njëzet e pesë vjet burgim dhe nëse ka mbajtur sjellje shembullore.

Por, në vitin 2017, ligjvënësit e forcuan më tej këtë nen, i cili megjithatë po shfrytëzohet nga gjyqtarët. Neni 65 i Kodit Penal i ndryshuar në mars të vitit 2017, në kuadër të Reformës në Drejtësi, parashikon që i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht nga burgu, vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe kur ka vuajtur jo më pak se tridhjetë e pesë vjet burgim.

Gjithashtu, i dënuari duhet të ketë mbajtur sjellje shembullore si dhe dënimi duhet t’ia ketë arritur qëllimit për edukimin e tij. Ligjvënësit shtuan me 10 vite të tjera kufirin e dënimit, kur një i dënuar me burgim të përjetshëm mund të lirohej nga burgu me kusht.

Këto dy ndërhyrje në Kodin Penal, edhe pse në 2017 janë ngrushtuar hapësirat në Kod, po shfrytëzohen nga gjyqtarët për të liruar nga burgu të dënuarit me burgim të përjetshëm.

Në burgjet shqiptare vuajnë dënimin mbi 200 të dënuar me burgim të përjetshëm. Nëse Kuvendi nuk merr masa për ndryshimin e këtij neni apo pezullimin e zbatimit të tij deri kur të përfundojë procesi i Vetingut, në ditët dhe javët në vijim, mund të lirohen të dënuar të tjerë me burgim të përjetshëm.

Sepse, në harkun kohor të pak muajve shumë “të fortë” kanë lënë qelitë, duke rikthyer frikshëm pasigurinë tek shqiptarët. Gert Gjenerali, Lul Caka, Elidon Kotorri, Nehat Kulla, Viktor Ymeri, Endrit Dokle e të tjerë.

Por, pse ndodh kështu? Janë hapësirat ligjore, burgu i kryer, apo mekanizma të tjerë që zor se i kuptojnë shumica e shqiptarëve.

Së pari, janë hapësirat ligjore. Ndryshimet e mëvonshme kanë përjashtuar disa vepra penale, që konsiderohen “tepër të rënda”. Së dyti, përfaqësuesit ligjorë të këtyre “të fortëve” përdorin lidhjet e dikurshme të politikës për të marrë përfitimin e nevojshëm në kësi rastesh dhe së treti, ndoshta mund të jetë edhe ajo që Rama tashmë e ka cilësuar si “KÇK”, pra “kap ça t’kapësh”.

“Mbetjet e drejtësisë” mund të jenë ata gjyqtarë, që ndoshta nuk e shohin më veten pjesë të sistemit për shkak të “zullumeve” ndër vite, ndaj gjejnë zgjidhje alternative për të bërë disa para më shumë, ashtu si ato “dënimet alternative” të të dënuarve me shumë e shumë vite burg.

Asnjë prej të përmendurve më sipër dhe që janë liruar nuk përmbush kriterin e viteve të vuajtjes së dënimit, e mbi të gjithë asnjë prej tyre nuk është thjesht e vetëm një herë pjesë e krimit, por shumë herë përsëritës, duke rënduar pozitën juridike.

Disa prej të liruarve

Pazaret e fundit/ Gjyqtarët që nuk kalojnë vettingun po

Elidon Kotorri

Ai akuzohet për krimin e trefishtë që ndodhi më 11 janar 2000, në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”, dhe që kishte në shënjestër viktimën Andi Hasani. Përveç tij në këtë atentat u vranë edhe dy të tjerë, Gazmend Zeneli dhe Sokol Alushi, si dhe mbeti i plagosur Grigor Stefani.

Nehat Kulla

Drejtoi një ndër bandat më famëkeqe në Tiranë dhe në Shqipëri në vitin e mbrapshtë 1997. Ai ka shlyer në burgun e Fushë Krujës dënimin 20-vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Pazaret e fundit/ Gjyqtarët që nuk kalojnë vettingun po

Lul Caka

Caka ka drejtuar një grup kriminal në Berat, ndërsa krimet e tij datojnë nga vitit 1995, ku dyshohet se ka kryer vrasjen e parë për të vijuar deri në vitin 1997. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnjë. Arrestohet në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje.

Endrit Dokle

Endrit Dokle u shpall fajtor për krijim të organizatës kriminale, vrasje e Dritan Dishës, vrasjen e Erjon Lames, atentatin e dështuar në katër raste kundër Lulzim Berishës, vrasjen e Avni Gashit, rrëmbim dhe pengmarrje. Por, ndryshe nga të tjerët kuksiani mori edhe një dënim tjetër prej 18 vitesh pasi ra në rrjetën e përgjimeve teksa drejtonte trafikun e drogës nga paraburgimi 313.

Ergys Kolaveri

I dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 20 vjet heqje lirie për një atentat të korrikut të vitit 2016 ka lënë qelinë, pas një vendimi suprizë të gjyqësorit shqiptar. Ergys Kolaveri u akuzua dhe u dënuar për një vrasje të mbetur në tentativë. Bëhet fjalë për një atentat në burguv e Vaqarrit, që ai organizoi ndaj Gazmir Dacit, që priste të gjykohej për vrasjen e vëllait të Ergysit, Robert Kolaverit.

Pazaret e fundit/ Gjyqtarët që nuk kalojnë vettingun po

Zani Çaushi

I dënuar për disa vrasje, i forti i Vlorës po vuan dënimin në burgun e Drenovës prej disa vitesh. Ai ka kërkuar lirimin nga burgu, pasi pretendon se ka kryer më shumë se 20 vjet burg. Më 17 korrik të paraqesë provat para gjykatës për lirinë me kusht.

Viktor Ymeri

Ish anëtar i bandës së Gaxhait të Vlorës. Ai u dënua në vitin 1998 me 25 vjet heqje lirie për shumë krime dhe që drejtonte grupin e dytë të bandës së Vlorës, por la qelinë dhe tashmë është betuar për hakmarrje, pasi atij i kanë vrarë nipin Edison Harizaj në një atentat tejet mafioz në Durrës.

Pazaret e fundit/ Gjyqtarët që nuk kalojnë vettingun po

Gazmend Brraka

 I njohur ndryshe edhe si Gaxhai kërkon lirimin nga burgu. Ai ka bërë kërkesë në Gjykatën e Elbasanit dhe është në pritje të vendimit.

Gert Gjenerali

Gjenerali, bashkë me Arben Grorin, vranë në Itali 22 vite më parë, Naim Zyberin dhe për këtë u dënua nga gjykatat. Por ende nuk dihen detajet e lirimit të Gerd Gjinararit.

Osman Karpuzi

Kosovari i dënuar me 20 vjet burg si bashkëautor i atentatit ndaj ish-drejtuesit të bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha, në gusht të 2005-ës pret lirinë. Fillimisht kërkesa e tij u kundërshtua nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Këtë vendim, ai e ankimoi në Apelin e Gjykatës së Posaçme, por ky institucion ka shpallur moskompetencë, duke ia përcjellë kërkesën Gjykatës së Durrësit për ta shqyrtuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore