Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Pastruesja i vodhi 120 mijë euro/ Kush është Alda Klosi, këshilltare e ish-ministrit të njohur

Pastruesja i vodhi 120 mijë euro/ Kush është Alda Klosi,

Është zbardhur ditën e sotme emri i pronares së banesës ku u vodhën 120 mijë euro dhe një tjetër shumë e lartë dollarësh, florinjë dhe sende te tjera me vlerë.

Bëhet me dije se pronarja, shtëpia e të cilës u grabit nga pastruesja dhe djali i saj është Alda Klosi.

Ndër të tjera mësohet se Klosi është një emër i njohur në administratë, sepse prej një periudhe kohe të kosiderueshem ka qenë Këshilltare e Ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Kujtojmë se ditën e sotme policia ka dhënë detaje mbi grabitjen spektakolare të pastrueses, e cila nuk e kishte këtë rastin e parë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar "Inside". Gjenden dhe sekuestrohen edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar "Inside", gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir). Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore