Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pas shkrimit të SHQIP/ Vila, Topalli: Biznesi i kunatit të Lulit lulëzoi në kohën e Ramës, sponsori i opozitës....

Pas shkrimit të SHQIP/ Vila, Topalli: Biznesi i kunatit të Lulit

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar pas lajmit të publikuar nga Gazeta “Shqip” mbi vilën e re që Erion Isufaj, kunati i kryedemokratit Lulzim Basha po ndërton së fundmi. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Topalli njëherësh kë bërë të ditur se ka qenë ndër të parat që ka denoncuar faktin se sipas saj, Basha po mbijeton në politikë falë Ramës, pasi është edhe sponsori ekonomik i opozitës aktuale.

“Me ndihmën e Rames dhe nën vëzhgimin e sigurtë të Rames kanë Lulëzuar vilat e tij me gjithë kunat. "Opozita" e Lulëzimit sponsorizohet rregullisht nga maxhoranca Rama! Ndaj kujdes! Nuk e bën për ju, kur zgjedh që instagrami i vet, të flasë me zërin dhe imazhin e Jozefina Topallit. Kuptojeni mirë! Kur bën altoparlantin e Jozefinës, ka veç hallin e vet. Për hallet e treshes, ka ERTV. Atje del rregullisht dhe i vë ata dy tjerët që të shohin vetë dhe dëgjojnë live, se si gjithë ministrat i raportojnë e shpjegojnë se sa mirë po u ecin investimet. Ata të tre janë bashkë!”, reagon Topalli.

Ish-kryepalamentarja sakaq komenton dhe faktin se pse Rama e bëri pjesë të postimit të tij në rrjetet sociale duke e “përdorur” në sulmet ndaj Bashës.

Një ditë më parë Gazeta “Shqip” publikoi lajmin se Erion Isufi po ndërtonte një super vilë në zonën e Farkës së madhe dhe për këtë kishte paraqitur kërkesën për leje ndërtimi. Sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta “Shqip” fillimisht, Isufi ka blerë një sipërfaqe tokë arë 1450 metër katrorë, të cilën e zotëron së bashku me Stela Dhamin.

Vila trekatëshe, veç pishinës jashtë do të ketë një mur rrethues, vende parkimi, dhe dy objekte njëkatëshe dhe ndodhet në një vend strategjik pranë rrugës së Shehlerëve. Një dhomë salloni me oxhak, një dhomë të posaçme gatimi dhe ngrënie, 2 kuzhina, gjashtë dhoma gjumi, me ndarje të posaçme për 3 gardëroba prej secilin ambient, si dhe një studio më vete janë  pjesë e planimetrisë të depozituar nga studioja projektuese për marrjen e lejes së ndërtimit.

Postimi i Topallit

Kur nxjerr Jozefinën në instagram ka hallin e tij. Për “hallet” e treshes del në ERTV!

Ata janë bashkë. Të tre janë bashkë! Që Lul Basha është gënjështar, këtë tashmë nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar! Që Lul Basha ka ardhur që ditën e parë me agjendë ekonomike personale, këtë e kam patur bindje që ditën e parë që e kam njoft!

Që Lul Basha është armiku më i madh i demokratëve për shkak të asaj që bën, por edhe mediokritetit të atyre që arrin të artikulojë publikisht, këtë nuk ka mbetur meme pa e zbërthyer!

I kam thënë, u qëndroj dhe do i qëndroj çdo sekondë, bindjes sime për çka përfaqëson Luli Basha në tregun shqiptar! Por vini re me kujdes! Ditën që Jozefina Topalli akuzon treshen për përgatitjen e Dushkut 2021, kryeministri zgjedh të zgjedhë për instagramin e vet veç sekuenca të asaj që ka thënë Jozefina Topalli për Lulzim Bashën.

Unë këto ditë  argumentova rikthimin e Dushkut si fenomen (kësaj radhe opozitar)  që synon manipulimin e zgjedhjeve nëpërmjet deformimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor. Argumentova pse dhe shpjegova se si kjo mund të ndalet sot në KQZ, nëpermjet KQZ dhe nga tavolinat e KQZ. Unë thashe siç kam thënë gjithmonë që ATA TË TRE JANË BASHKË.

Që ata të tre janë bashkë e kam thënë edhe në atë intervistë të cilën e paska dëgjuar Zoti Rama (derisa i paska pelqyer çka un kam thënë e përsëritur aty për Luli Bashën).

Ajo intervistë është dhënë kohë më parë e nuk i paska shpëtuar vëmendjes e as qenka fshirë nga kujtesa e Kryeministrit! Rama e gjeti dhe zgjodhi që ta publikonte si sekuencë në instagramin e vet, tamam ditën kur unë zgjodha të flas publikisht për Dushkun2021! Sepse kur Rama zgjedh të dashur miq, di çfarë zgjedh! Rama ka zgjedhur! Rama zgjedh Luli Bashen! I duhet Lul Basha, sepse Luli Basha është investimi më i mirë i Ramës kundra demokratëve.

Të dashur miq demokratë dhe shqiptarë të mire kudo ku jetoni! Mos e keqkuptoni Ramën kur "zgjedh" t'ju bëjë të dëgjoni Jozefina Topallin nga instagrami i tij, nuk e bën ngaqë vlerëson Jozefina Topallin. Nuk e bën për ju! Kunati i Shokut Xhemal, Lulëzoi "bizneset" në kohën e Ramës.

Me ndihmën e Rames dhe nën vëzhgimin e sigurtë të Rames kanë Lulëzuar vilat e tij me gjithë kunat. "Opozita" e Lulëzimit sponsorizohet rregullisht nga maxhoranca Rama! Ndaj kujdes! Nuk e bën për ju, kur zgjedh që instagrami i vet, të flasë me zërin dhe imazhin e Jozefina Topallit. Kuptojeni mirë! Kur bën altoparlantin e Jozefinës, ka veç hallin e vet. Për hallet e treshes, ka ERTV. Atje del rregullisht dhe i vë ata dy tjerët që të shohin vetë dhe dëgjojnë live, se si gjithë ministrat i raportojnë e shpjegojnë se sa mirë po u ecin investimet. Ata të tre janë bashkë!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore