Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kërkohet rikthimi i dënimit me vdekje/ Çfarë ndodhi në Fier në vitin 1992, si u varën në shesh dy vëllezërit (FOTO)

 Kërkohet rikthimi i dënimit me vdekje/ Çfarë ndodhi

FIER -  Vrasja barbare në Fier e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji i tij Klodian Çalamani, ka tronditur opinionin publik. Krimi makabër ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa ka rikthyer në vëmendje debatin për dënimin me vdekje.

Nisma tashmë ka marrë rrugën e saj, pasi dhjetëra banorë të Fierit kanë nisur të firmosin një peticion për rikthimin e dënimit me vdekje.

Kjo iniciativë duket se mbështetet nga një numër i lartë qytetarësh edhe në zona të tjera të vendit, pavarësisht se kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se aplikimi i dënimit me vdekje është i pamundur në vendin tonë.

Qytetarët dhe familjarët e vogëlushit kërkojnë dënim maksimal për fqinjin e tyre, vrasësin Klodian Çalamani.

Shumë prej tyre, teksa flisnin për mediat, kujtuan dënimin e fundit me vdekje në Shqipëri, ku dy vëllezër u varën në shesh, në qendër të Fierit.

Por çfarë ndodhi në vitin 1992?

Masakra e Libofshës, ku pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, është një prej ngjarjeve më tronditëse që kanë ndodhur në Shqipëri.

Në kohën kur sapo komunizmi ishte shembur, drejtësia shpalli  fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko. 

Kërkohet rikthimi i dënimit me vdekje/ Çfarë ndodhi

Krimi makabër ndodhi në 29 maj të vitit 1992 kur dy vëllezërit hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim për t’i grabitur. Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, babanë dhe nënën – pasi e torturuan për një orë – dhe në fund mbesën 8-muajshe të familjes.

Ngjarja bëri bujë të madhe në Shqipërinë e asaj kohe. Opinioni qytetar kërkoi dënim me vdekje për autorët. Pas një gjyqi prej 24 ditësh, të dy vëllezërit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vdekje: ekzekutim me varje në mes të qytetit.

Pas varjes në mes të qytetit, trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër, për t’u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera.

Prej asaj kohe, në Shqipëri nuk është aplikuar më dënimi me vdekje. Gjithsesi, krimi makabër i ditëve të fundit në Fier, ka shtuar zërat që kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje, si e vetmja mënyrë për të parandaluar krimi të tilla të tmerrshme.

Gjithsesi, shumë nga qytetarët nuk janë dakord, pasi “varja” do ishte si një lloj shpëtimi për autorë të tillë krimesh monstruoze. Ndërsa të shumtë janë edhe qytarët që mendojnë se vrasësi nuk mund të ndëshkohet duke u vrarë./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore