Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pas raportit europian, policia kërkon hetime për politikanët që kanë lidhje me organizatat kriminale

Pas raportit europian, policia kërkon hetime për politikanët

Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave rreth dy javë më parë publikoi një raport për organizatat kriminale shqiptare, duke vënë në dukje edhe një lidhje të tyre me politikën. Ndërsa mëngjesin e sotëm, të dhënat e plota janë diskutuar në Departamentin e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku është kërkuar nisja e një hetimi proaktiv me metoda speciale të hetimit për të zbuluar se kush janë personat e trafikut dhe politikanët mbështetës.

Burimet nuk dhanë detaje, duke e konsideruar si “sekret” dhe një mbledhje informuese, por persona të pranishëm në takim thanë se është folur me emra konkretë kryesisht për lidhje të forta politike në dy qarqe të vendit Shkodër dhe Elbasan.

Edhe pse nuk është përmendur asnjë emër, drejtuesit e departamentit kanë kërkuar nga Policia Kriminale të mblidhen të dhëna përmes agjentëve në terren. Madje, është kërkuar të ketë një informacion të plotë jo vetëm për krimet në emrin e tyre, por edhe për pasuritë, apo investime tek persona të dytë e më shumë.

Sipas raportit europian organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me politikën dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizuar zbatimin e ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve të partisë.

Organizatat e drogës i shërbejnë politikës në Shqipëri duke zhvatur bizneset përmes gjobave, mbështetje të kandidatëve në zgjedhje ose frikësimin e kundërshtarëve politikë, shkatërrimin e opozitës, prishjen e tubimeve partiake, manipulime të rezultateve të zgjedhjeve dhe financimin e fushatave elektorale në shkëmbim të imunitetit nga ndjekja penale, thuhet në raport.

Partitë politike në Shqipëri kanë përfituar fonde nga rrjetet kriminale, theksohet në raport. Ekziston një prirje shqetësuese e organizatave kriminale që përdorin biznesin si ‘fasadë’ për të fshehur veprimtarinë kriminale. Ky fenomen shfaqet më e përhapur në trafikun e kokainës. Në rajone të ndryshme të vendit, rivaliteti midis bandave te armatosura për të zgjeruar kontrollin shpesh shfaq prirje politike.

Raporti tjetër, “Tregu i drogave 2019”, një publikim, që bëhet një herë në tre vjet nga Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave (EMCDDA), në funksion të së cilës është dhe raporti i mësipërm i dedikuar për Shqipërinë, e përmend Shqipërinë si prodhuesen më të madhe të kanabisit të trafikuar në Bashkimin Europian, paratë e të cilës transportohen cash me makina drejt Shqipërisë dhe investohen në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore