Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Pas Ilir Metës, nuk pritet të japë dorëheqjen as Lulzim Basha

Pas Ilir Metës, nuk pritet të japë dorëheqjen as Lulzim

Sot Ilir Meta nga zyra e presidencës theu heshtjen e tij dy ditore, duke na habitur edhe me qëndrimin e tij. I shfaqur më i zbutur dhe më një ton të qetë, Meta nuk iu përmbajt premtimit të tij të bujshëm se do të jepte dorëheqjen, nëse Edi Rama i fiton 71 deputetë, duke nënkuptuar mandatin e tretë qeverisës.

Sot përpara mediave ai u shfaq si person që arriti të vinte procesin e zgjedhjeve në shinat Kushtetuese dhe mbi të gjitha duke rikthyer atë që ai pretendon duke shtuar 25 Prilli mund t'i shërbejë demokracisë dhe stabilitetit të vendit.

Por çfarë paralajmëron një qëndrim i tillë i presidentit? E para që presidenti se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, të paktën deri në shtator.

E dyta është që ky reagim shihet edhe një sinjal që edhe kryedemokrati Lulzim Basha nuk pritet që të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së.

Basha mund të përpiqet që të justifikojë faktin se opozita tashmë u rrit në numër votash dhe se betejën do ta zhvillojë në Parlament.

Kështu Basha do të jetë i ndikuar nga qëndrimi i Metës, i cili e ka kërcënuar edhe me faktin se do të merrte rolin e liderit të opozitës, nëse PD dhe LSI humbin zgjedhjet. Të paktën Meta e njohu procesin e 25 prillit, tani pritet qëndrimi i partisë më të madhe opozitare.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore