Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pas fitores së opozitës, Amfilohije rindërton simbolet e Serbisë në Mal të Zi

Pas fitores së opozitës, Amfilohije rindërton simbolet e

Ndërsa Bashkimi Europian ka bërë thirrje për një dialog dhe proces pajtimi në Malin e Zi pas zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit, aktori më i rëndësishëm ndikues në këtë vend, Kisha Ortodokse Serbe ka shpallur se do të ringrejë simbolet serbe në shtetin që ka fituar pavarësinë në vitin 2006.

Siç bën të ditur televizioni publik i Malit të Zi, Metropoliti dhe Litorali i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije Radoviç, njoftoi rinovimin e kishës së Aleksandër Karaçorgjeviçit, mbretit të Serbisë, i cili pas Luftës së Parë Botërore përfshiu edhe Malin e Zi e trojet shqiptare me ndihmën e Rusisë.

Gjithashtu Amfilohije ka bërë të ditur se do të ndërtojë kishën e Patriarkut Gavril, i cili ashtu si pasardhësi i tij sot ishte determinant në bashkimin e Malit të Zi me Serbinë.

Njeriu i parë i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi ka kërkuar një tempull në Zlatica, i cili ishte ndërtuar para skizmës së krishterë në 1054, për të cilin qeveria e Malit të Zi ka vendosur që tja japë Kishës Ortodokse Autoqefale vendase.

Në njoftimin për shtyp të Kishës Serbe, të cilën e bën publike televizioni malazez, Amfilohije u bën thirrje besimtarëve të gjejnë frymëzim në deklaratat e Princit Llazar, që ishte edhe sovrani që krijoi Serbinë e Madhe pas dobësimit të Bizantit. "Besnikët janë të bekuar dhe marrin jetën e përjetshme", thekson Mitropoliti serb.

Ndërkaq, kreu i partisë proserbe që pritet të marrë edhe mandatin për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, ka deklaruar se ai synon që të japë një mesazh pajtimi në vend dhe shton se Mali i Zi është shtet i tij edhe pse ai kombësinë e ka serbe.

Ndërkaq, Partia Boshnjake ka sjellë një propozim të ri në skenën politike, duke bërë thirrje për krijimin e një qeverie pakice pa partitë serbe.

Rafet Hysoviç i ka bërë thirrje kreut të partisë së dytë opozitare në vend, Aleks Beçicit, kreut të koalicionit “Paqja, kombi ynë” që të bashkohet me Dritan Abazoviçin dhe partitë e pakicave në një qeveri “pakice”, ku partia e Gjukanoviçit do të jetë jashtë pushtetit, me kusht që të mbështesë reformat.

“Paqja është Kombi Ynë” është koalicioni i partive që trashëgojnë Partinë Socialiste Popullore të ish-Presidentit të Malit të Zi, Momir Bullatoviç i cili ishte një aleat i ngushtë i Sllobodan Millosheviçit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore