Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut vendosin bashkimin: Shqetësohet Zaev

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut vendosin bashkimin:

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duket kanë rënë dakord të mblidhen në një tryezë të përbashkët, e cila realisht ka vënë në një pozitë jo pak të vështirë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, i cili tashmë nuk do të ketë mundësinë të luajë me përplasjet mes partive shqiptare.

Të premten, të gjithë liderët shqiptarë kanë rënë dakord që të takohen dhe të japin një variant mbi kërkesat politike që duhet të bëjnë shqiptarët.

Ende nuk dihet se kush ka ndihmuar në këtë takim, por burime nga partitë shqiptare bëjnë të ditur se kanë qenë pak nga të gjithë.

Madje siç mësohet kanë qenë edhe zëra nga shoqëria shqiptare si biznesmenë, intelektualë etj, të cilët pa rënë në sy kanë ndikuar te palët për këtë takim.

Një gazetar me shumë emër dhe një biznesmen ikonë i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, kanë qenë dy më aktivët, por kanë bërë të ditur se nuk duan që të publikohen emrat e tyre.

Të premten do të mblidhen partitë që kanë 32 deputetë e ka gjasa të arrijnë në një logjikë të përbashkët.

Kjo logjikë e ka frikësuar Zaevin, i cili këtë e ka shprehur edhe publikisht. “Po, e shoh si trysni ndaj meje, LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” për kryeministrin e propozuar nga BDI”, tha Zaev.

Pyetjeve të Shqip, se cili ka qenë roli i Tiranës në këtë proces, burime nga partitë shqiptare kanë thënë se të gjithë faktorët kanë bërë punën e tyre, por asnjëri nuk dëshiron të marrë meritat, vetëm të arrihet konsensusi mbipartiak.

©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore