Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Paradoksi i COVID 19! Greqia ul taksat, Shqipëria ngre çmimin e bukës (Video)

Paradoksi i COVID 19! Greqia ul taksat, Shqipëria ngre çmimin e

Në fjalimin me të cilin ka hapur Panairin e 85 Ndërkombëtar të Selanikut kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paraqitur politikën ekonomike të qeverisë së tij për dy vitet e ardhshme dhe ka njoftuar shkurtime të taksave si dhe një sërë masash për familjet në nevojë.

Në konsultim me stafin financiar, ne po shpallim sot përmirësimin e synimit te rritjes ekonomike për vitin 2021 nga 3.6% në 5.9%. Lajme inkurajuese edhe për bizneset: Tatimi mbi të ardhurat zvogëlohet nga 24% në 22% në mënyrë të përhershme”, tha ai.
Gjithashtu Mitsotakis ka shpallur një plan veprimi kombëtar për të rinjtë të cilët sipas tij u rritën gjatë krizës ekonomike, përjetojnë karantinat si dhe krizën klimatike.

“Që tani e tutje, të rinjtë deri në moshën nga 29 qe nuk kane punuar asnjehere, nese punësohen me kohe te plote, do të subvencionohen nga shteti me 1,200 euro për 6 muaj. 600 do të shkojnë tek punëdhënësit për uljen e kostove të pagës, dhe 600 të tjerat do t’u jepen atyre përveç pages qe do marrin”, tha ai.

Duke theksuar se përgjigja e vetme ndaj pandemisë është vaksinimi, Mitsotakis ka premtuar stimuj tek të rinjteë nga 15-17 vjeç që do të vaksinohen 50 GB internet dhuratë .

Ndërkohë gjatë gjithë pasdites të së shtunës mbi 22 000 vetë pjesëtare të sindikatave të ndryshme kanë protestuar në rrugët e Selanikut kundër rritjes së çmimeve, papunësisë dhe politikave ekonomike qeveritare.

Mbi 3500 të tjerë kanë protestuar ndaj vaksinimit të detyrueshëm, një protestë e cila degjeneroi në dhune dhe forcat policore janë detyruar t’i shpërndajnë protestuesit me gaz lotsjellës dhe makinën e ujit me presion.

Paradoksi i taksave ndodh në vendin tonë, prej 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë, me një shtrenjtim rreth 14%.

Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në të gjithë tregun. Arsyeja kryesore e rritjes të çmimit të bukës është rritja e çmimit të miellit në tregun vendas me 5 lekë/kg që në fillim të muajit gusht.
Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës pohuan për Monitor se shqetësuese për ta është edhe shtrenjtimi i çmimit të përbërësve të tjerë, ndërsa në terësi sektori po vuan edhe mungesën e punonjësve për shkak të emigrimit.

TopChannel shkruan se kompanitë e blojës në vend shpjeguan se prej 1 viti ata po blejnë grurë me çmim 60% më të lartë se vjet dhe kjo i ka detyruar ata të rrisin 10% çmimin nga fillimi i muajit gusht. Operatorët paralajmërojnë se rritja e miellit do të shkojë deri 20%, për shkak të krizës të prodhimit të grurit në botë. Rritje të lartë këtë vit parashikohet të ketë edhe për çmimin e makaronave si ato të importit dhe të prodhuar në vend, për shkak të shtrenjtimit të fortë të miellit të grurit për prodhimin e tyre./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore