Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Para zgjedhjeve, Rusia i shtrin dorën Shqipërisë, ambasadori: Më vjen mirë që pranuat Sputnik

Para zgjedhjeve, Rusia i shtrin dorën Shqipërisë, ambasadori:

Rusia i shtrin dorën Shqipërisë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk janë aq të mirat, e ambasadori rus në Tiranë, Mihail Afanasiev shpreson se kjo të ndryshojë pas zgjedhjeve parlamentare.

Sipas tij,  pika e parë do të ishte rifillimi i punës së Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, siç u dakordësua në vizitën e fundit që kryeministri Rama zhvilloi në Moskë. 

“Shpresojmë që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill dhe formimit të qeverisë së re të Shqipërisë, autoritetet e vendit do të kenë mundësinë të trajtojnë temën e komisionit ndërqeveritar, dhe më pas të mund të kthehemi së bashku në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojmë të gjitha çështjet e ngutshme të bashkëpunimit tonë. Ne nuk i diktojmë askujt si të jetojë dhe nuk japim këshilla, nëse nuk na kërkohet”, theksoi Afanasiev.

Diplomati rus ka ndërkohë ka deklaruar për MCN TV se Moska nuk ndërhyn në politikat e brendshme të një shteti, duke mohuar zërat.

 Afanasiev thotë se janë faktorë të jashtëm që kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Rusisë.

“Arsyet e rënies së nivelit të marrëdhënieve tona më duken disi artificiale. Me sa duket, ky është një nga elementët e luftës politike që po zhvillohet jo vetëm midis forcave politike në vetë Shqipëri, por edhe në rajon në tërësi, në të cilin lojtarë të ndryshëm të jashtëm garojnë për të ushtruar ndikim. Shembuj të gjallë, përfshirë ato të vendeve fqinje, tregojnë se kjo gjendje e bashkëpunimit tonë dypalësh nuk është normale”, thekson ambasadori rus.

Teksa pranon se ekziston gjithashtu një grup vendesh dhe entitetesh, me të cilat Rusia ka marrëdhënie të privilegjuara ku përfshihet Serbia, Republika Serbe e Bosnjes ambasadori rus në Tiranë nuk përjashton nohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Rusia pranon çdo zgjidhje që do të arrihet nga palët. Nëse zgjidhja do të thotë pavarësi, atëherë Rusia do të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne gjithashtu besojmë se vendimi që do të merret si rezultat i dialogut, do të duhet të miratohet nga një rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që ajo të marrë një legjitimitet global dhe çështja e Kosovës të hiqet përgjithmonë nga axhenda ndërkombëtare”, shtoi Afanasiev.

Sipas ambasadorit pozitiv është fakti që edhe Shqipëria pranoi marrjen e vaksinës Ruse Sputnik pas refuzimit fillestar nga kryeministri Rama.

“Zhvillimi i ngjarjeve ka treguar se politika e egoizmit kombëtar, e cila është shfaqur në disa vende të caktuara në botë, po na çon në një rrugë pa krye. Gjëja e parë që vlen të ketë vëmendjen tonë është efikasiteti i saj i lartë i provuar (mbi 91%), numri minimal i efekteve anësore të identifikuara, kushtet e thjeshta të ruajtjes (në një temperaturë prej + 2 gradë deri në +8 gradë) dhe avantazhi i rëndësishëm i tregut –vaksina ka një çmim të ulët, krahasuar me analogët e tjerë”, u shpre diplomati rus.

Mes Moskës dhe Tiranës zyrtare pati një përplasje të fortë diplomatike. Ministria e Jashtme shqiptare përjashtoi diplomatin rus, pasi shkelte rregullat anti Covid dhe i kërkoi që brenda 48 orësh të largohej. Këtij dëbimi, Kremlini iu përgjigj me të njëjtën monedhë, duke i kërkuar sekretares së dytë të ambasadës shqiptar që të largohej brenda 48 orësh.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore