Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Para zgjedhjeve/ Mazhoranca përgatit “sulmin” e radhës  ndaj Metës: Bën gati ligjin për Presidentin

Para zgjedhjeve/ Mazhoranca përgatit “sulmin” e

Mazhoranca ka paralajmëruar në kulmin e përplasjes me Presidentin Ilir Meta, një ligj të posaçëm për funksionimin e institucionit të kreut të shtetit.

Adnor Shameti, Deputeti i Partisë Socialiste deklaroi se drafti është dakorduar në grupin parlamentar të PS-së dhe së shpeti do të futet në procedurat e Kuvendit.

“Në lidhje me hartimin e ligjit për presidentit, i dhamë dorën e fundit dhe disa detajeve,n dua të sqaroj që hartimi i një ligji për organizimin ne presidenti ka qenë një domosdoshmëri dhe detyrim kushtetues. Është një ligj organik, ky ligj ka analizuar dhe përfunduar në detaje të gjithë procedurën ë presidenca duhet të ndjekë në ushtrimin e kompetencave të veta, marrin fund të gjitha ngërcet artificiale të lindura në vite duke pasur parasysh kushtetutën”, tha Shameti, i cili kundërshtoi zërat se bëhet fjalë për të “disiplinuar kompetencat e kreut të shteti.

“Nuk bëhet fjalë për kufizime të kompetencave është elaburimi i të gjitha të drejtave të presidentit. Grupi i punës ka përfunduar draftin dhe ky draft do t'i nënshtrohet procedurave parlamentare ku do të depozitohet në Kuvend dhe pastaj do të vijojë puna normale që do jetë gjithëpërfshirës, dhe do diskutohet dhe në Komisionin e Ligjeve. Është një ligj i kompletuar nuk është për privilegjet e presidentit, por i jep fund ngërçeve artificiale, ka 45 nene në tërësinë e tij dhe të gjitha problematikat që ju i ngrini gjejnë zgjidhje", tha Shameti.

Ideja për një ligj mbi institucionin e Presidentit ka nisur që kur në krye të shtetit ishte Alfred Moisiu, por gjithmonë mazhorancat janë tërhequr në momentin e fundit.

PS premtoi se do të bëjë një ligj për Presidentit edhe kur në krye të këtij institucioni ishte Bujar Nishani, por në fund u tërhoq./GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore