Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pandemia e koronavirusit, Alban Ylli: 3 faktorët që frenuan valën e dytë

Pandemia e koronavirusit, Alban Ylli: 3 faktorët që frenuan valën

Pandemia e koronavirusit në Shqipëri, njësoj si në disa vende të tjera në botë nuk e plotësoi panoramën e valës së dytë sikurse ishte parashikuar muaj më parë. Epidemiologu Alban Ylli thotë në një prononcim për Gazeta “Shqip” se nisur nga shifrat e deklaruara zyrtarisht prej ministrisë së Shëndetësisë, pandemia do të qëndrojë e frenuar dhe për pak kohë.

“Nëse do të kemi valë të dytë të pandemisë kjo do të shihet nga rritja e rasteve për një javë rresht. Edhe atëherë kurba mund të mos jetë e lartë dhe shumë e gjatë në kohë”, tha epidemiologu Alban Ylli.

Frenimi i rritjes së kurbës për epidemiologun e njohur kanë si shkak tre faktorë,  2 pozitivë dhe një negativ. “Tre faktorë mendojnë se do të ndikojnë në qëndrueshmërinë e kurbës; 1. distanimi, ndërgjegjësimi dhe mbajtja e maskës, 2. Imuniteti po rritet, aktualisht jemi në masën 5 %, duhet të jetë 15 % në Tiranë dhe mbi 5 % në vend. 3. Sezoni i dimrit, frekuentimi i ambienteve të mbyllura”, tha Ylli.

Java e parë e tetorit nuk ka ndryshuar kurbën e shifrave të të prekurve në vend ku në 24 orët e fundit numri i rasteve pozitive është 162. Edhe viktimat shënojë të njëjtat shifra ditore, me 3-4 humbje jete në ditë. Por sërish epidemiologët thonë se kjo nuk është statistikë që duhet të na tregojë se po prekemi nga vala e dytë e pandemisë.

Nga ana tjetër, me hapjen e ambienteve të mbyllura në bare e restorante rritet risku i infektimit nga koronavirusi. Ndryshe nga vendet fqinje si Italia që vendosën këtë javë sanksione me gjobë nëse maskat nuk vendosen dhe në ambientet e hapura, në Shqipëri ende nuk ka një vendimmarrje të tillë. Madje dhe në ambientet e mbyllura vërehet një rënie e vigjilencës ku të vetmet që kërkojnë me detyrim vënien e maskës janë institucionet private si bankat.

Por dhe aty, kjo kërkesë është vetëm për klientin pasi brenda ambientet konstaton punonjëset pa maska që kryejnë shërbimet ndaj klientit.

Lirimi i masave kufizuese rrezikon ta vendosë sërish sistemin shëndetësor publik në presionin e numrit të lartë të shtrimeve, megjithëse sipas ekspertëve të shëndetit publik, virusi Covid-19 ka ulur fuqinë e tij të infektimit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore