
Pakti me Greqinë/ Nga viti 1946 ka ndryshuar ose konfirmuar 10 herë gjerësinë e detit territorial
Artur Meçollari ish-zëvendës komandant i forcave tona detare njëkohësisht dhe anëtar i komisionit teknik për ndarjen e kufirit detar me Greqinë debatin e fundit politik në Tiranë për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Jon me ironi e krahason me përjetimin në vendin tonë të rrëzimit të Murit të Berlinit në 1989.
“Kjo historia e zgjerimit të gjerësisë së detit territorial të Greqisë me 12 milje detare, ku shumë personazhe shprehen se “është e drejta e Greqisë, por duhet të na pyesin edhe ne” më kujton një histori të nëntorit 1989 dhe që lidhet me rrëzimin e Murit të Berlinit", shkruan Meçollari.
Shkrimi i plote ne Facebook
Rënia e Murit të Berlinit dhe zgjerimi i Greqisë me 12 milje detare
Kjo historia e zgjerimit të gjerësisë së detit territorial të Greqisë me 12 milje detare, ku shumë personazhe shprehen se “është e drejta e Greqisë, por duhet të na pyesin edhe ne” më kujton një histori të nëntorit 1989 dhe që lidhet me rrëzimin e Murit të Berlinit.
Mbasi u rrëzua Muri i Berlinit më 9 nëntor 1989, Organizata Bazë e Partisë së Punë në një lagje u mblodh dhe i shkroi një letër Ramiz Alisë. Në letër komunistët ankoheshin pse vendimi për rrëzimin e Murit të Berlinit ishte marrë pa u pyetur edhe Organizata e tyre e Partisë.
Shqipëria nga viti 1946 deri në vitin 2012 ka ndryshuar ose konfirmuar me ligj 10 here gjerësinë e detit territorial, por në asnjë rast nuk ka pyetur ndonjë nga fqinjët e saj detarë (Italinë, Greqinë apo ish-Jugosllavinë (Malin e Zi) për vendimet që ka marrë.
Vetëm në vitin 1990 u ndryshua nga 15 në 12 milje detare mbas presionit të SHBA, si dhe është e paqartë si u shfuqizua në vitin 2008. Shpallja e një akti të tillë është e drejtë e shtetit bregdetar, por ai mund të kontestohet mbas shpalljes nëpërmjet mekanizmave të parashikouara nga e drejta ndërkombëtare, nëse gjykohet se cënon interest e një shteti tjetër.
Deri dhjetor 1946 Shqipëria ka patur gjerësinë e detit territorial sipas të drejtës zakonore 3 milje detare. Më pas ka nisur kodifikimi i saj nga legjislacioni i brendshëm, i cili ka ndryshuar si më poshtë:
1. Dhjetor 1946, VKM Nr. 168 – 6 milje detare
2. Shtator 1952, dekreti nr. 1535 - 10 milje detare
3. Korrik 1959, dekreti Nr. 2960 - 10 milje detare
4. Shtator 1961, dekreti nr.3321- 12 milje detare
5. Mars 1970, dekreti Nr. 4650 - 12 milje detare
6. Shkurt 1976, dekreti Nr. 5384 -15 milje detare
7. Mars 1990, dekretiNr. 7366 - 12 milje detare
8. Prill 2001, ligji 8771 - 12 milje detare
9. Janar 2008, ligjin Nr. 9861 - 0 milje detare
10. Prill 2012, Ligjin 60/2012 - 12 milje detare



Fiaskoja e vaksinimit në Europë
Historia e plotë >


Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e Sulltanit
Historia e plotë >
“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”
Historia e plotë >

Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Zbulohet dokumenti/ Ja tre opsionet e zgjidhjes së Kosovës nga SHBA e BE...
Historia e plotë >
Kur Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës” në...
Historia e plotë >
Pacientët me Covid-19, frikë nga spitalet, Anila Shahini: Mjeku i familjes trajton në shtëpi dhe raste të rënda

Lista/ Nga niveli më i lartë te ai më i ulët, si përhapet koronavirusi në lokale, palestra...

Temperatura deri në -13°C, moti i acartë përfshin Shqipërinë
Biznes


Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >

