
Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ës, lista e 14 partive që dalin me një sigël
“Aleanca për Ndryshim” është emri i koalicionit të opozitës që drejtohet nga Partia Demokratike. Ai ka në përbërje 14 parti politike.
Fillimisht u mendua se emri i koalicionit do të ishte “Koha për Ndryshim”, por ajo ka ndryshuar siç duket gjatë negociatave me aleatë. Në draftin e siguruar nga Gazeta “Shqip” që akoma nuk është final, janë 14 parti politike, ku mes tyre është emri i Frymës së Re Demokratike, e Bamir Topit, por që ende nu ka një gjë konkrete nëse kanë firmosur ose jo.
“Aleanca për Ndryshim” i ngjan koalicionit të dikurshëm të Berishës “Koha për Ndryshim”. Në zgjedhjet e vitit 2005 Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha përdori sloganin “Koha për ndryshim” për të ardhur në pushtet përballë PS-së me sloganin “Mbro të ardhmen”.
Më poshtë marrëveshja e plotë dhe emrat e partive që do të bëjnë pjesë
MARRËVESHJE
PËR KRIJIMIN E KOALICIONIT
“PARTIA DEMOKRATIKE – ALEANCA PER NDRYSHIM”
Sot më datë 23.02.2021, ne, partitë politike të mëposhtme:
Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.
Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë.
Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama.
Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarinë e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojmë angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj
VENDOSËM QË:
1. Të formojmë një Koalicion për të konkuruar së bashku në zgjedhjet për kuvendin të datës 25 Prill 2021.
2. Emri i koalicionit është “Partia Demokratike – Alenaca per Ndryshim”
3. Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “PD - AN”-
Sigla e Koalicionit është PD
Partia udhëheqëse e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë.
4. Të autorizojmë Z. Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor.
5. Të autorizojmë Z. Ivi Kaso që:
Të paraqesë kërkesë për regjistrimin e Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së.
Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.
Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin.
6. Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij. Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit të përcaktuar në aneksin e Udhëzimit nr. 1 dt. 23.12.2020 të KQZ.
7. Në listën shumëemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti. Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake.
8. Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit të saj.
Partitë e Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, firmëtare të kësaj marrëveshje, janë:
PARTIA DEMOKRATIKE
Kryetari
Lulzim BASHA
PARTIA REPUBLIKANE
Kryetari
Fatmir MEDIU
PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET
Kryetari
Shpëtim IDRIZI
PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR
Kryetari
Dashamir SHEHI
PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT
Kryetari
Vangjel DULE
PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE
Kryetari
Agron DUKA
PARTIA DEMOKRISTIANE
Kryetari
Nard Ndoka
PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE
Kryetari
Bamir TOPI
PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT
Kryetari
Arian STAROVA
PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT
Kryetari
Artur ROSHI
PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT
Kryetari
Ylber VALTERI
PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL
Kryetari
Mustafa LICI
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT
Kryetari
Shpëtim Axhami
PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE
Kryetari
Dhimitër Muslia

BE-ja e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan
Historia e plotë >


Çfarë po ngatërron Donald Trump?
Historia e plotë >

Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për Teatrin Kombëtar
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

BE-ja e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan
Historia e plotë >
“Sherr” në Kosovë/ Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit në Shqip...
Historia e plotë >
Çunat e Londrës të bëhen gati! Aeroporti i Kukësit së shpejti nis fluturimet, çmime konkurruese (Pamjet)

Parashikimi i motit/ Java nis me diell, por nga nesër priten ndryshime

“Vajzat që marrin kontraceptivë rrezikojnë trombozë nga AstraZeneca"
Zgjedhje 2021




