Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pakti Detar/ "Zgjerimi i panegociueshëm", kryediplomati grek zbulon datën e ankimit në Gjykatën e Hagës: Me Ramën...

Pakti Detar/ "Zgjerimi i panegociueshëm", kryediplomati grek

“Megjithëse 2020 ishte një vit i vështirë me hijen  e pandemisë kudo ,ishte njëkohësisht një vit me zhvillime të rëndësishme politike për Greqinë ,midis tyre edhe ai marrëveshjes me Shqipërinë për të apeluar në Hagë”, ka theksuar midis të tjerash në një intervistë për gazetën “Kathimerini” ditën e sotme, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias.

Kreu i diplomacisë greke i pyetur për vizitën e kryeministrit shqiptar në Athinë ka thënë gjithashtu se tashmë Greqia ka një marrëdhënie të sinqertë bashkëpunimi me Ramën me te cilin ai vetë pati  mundësinë të bisedonte gjerësisht për të gjitha çështjet bilaterale dhe rajonale.

“Sa i përket Hagës, ekipet përkatëse teknike po vazhdojnë punën e tyre me qellim që marrëveshja kuadër të nënshkruhet dhe dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas zgjedhjeve  parlamentare në Shqipëri”, ka theksuar Dendias.

Gjithashtu ai sqaron se të gjitha forcat politike shqiptare mbështesin faktin që çështja e  përcaktimit të kufijve detare midis dy vendeve duhet të zgjidhet në bazë të Ligjit Ndërkombëtar te Detit  nga Gjykata e Drejtësisë në Hagë dhe se kjo procedurë sipas tij është edhe një mesazh ndaj Ankarasë.

Ministri i Jashtëm grek pohon se është veçanërisht e dobishme të kujtojmë se Z. Rama ka deklaruar që Greqia ka të drejtën e patjetërsueshme të saj për të zgjeruar ujërat e saj territoriale në 12 milje dhe se Shqipëria kishte bërë të njëjtën gjë 30 vjet më parë. Ndaj asnjë vend i tretë nuk mund të kundërshtojë këtë të drejtë ose të kërcënojë me luftë sipas tij.

Në pjesën tjetër të intervistës kryediplomati grek thekson rolin e rëndësishëm që përpiqet të luajë Athina në Ballkanin perëndimor për  konsolidimin e stabilitetit dhe paqes. Dendias për Kathimerini tha: “Kemi një marrëdhënie të sinqertë me Ramën.”

Ai përmend vizitën e Bujar Osmanit në Athine javën e ardhshme dhe nënshkrimin e tre memorandumeve me Maqedoninë e Veriut si dhe proceset që kanë filluar për të forcuar më tej praninë  greke në Kosovë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Synimi ynë”,thotë Dendias “është të krijojmë një kornizë të stabilitetit dhe qeverisjes ne shtetet e BP me qellim integrimin e tyre ne  familjen Evropiane, duke i mbrojtur nga depërtimi i rrjeteve ekstremiste dhe perceptimet neo-Osmane.”

Ai tha se projektligji do të votohet në mbledhjen e parë të parlamentit më datë 11 janar, duke shtuar se Greqia ka bërë zgjerime gjithmonë me mjete paqësore dhe mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare.

“Ky zgjerim është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit tonë!”, tha ai. Dekreti për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro, vendim i cili është marrë nga Këshilli i Lartë i Shteti, është miratuar më datë 25 dhjetor në Greqi.

Pjesë nga deklarata

Me kryeministrin grek Edi Rama, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer bashkëpunimi. Unë pata mundësinë të bisedoja gjerësisht me të për të gjitha çështjet bilaterale dhe rajonale, si gjatë vizitës sime në Tiranë dhe gjatë vizitës së tij në Athinë pardje. Për çështjen e rekursit në Hagë, ekipet përkatëse teknike po vazhdojnë punën e tyre. Qëllimi është që premtimi i përbashkët të nënshkruhet dhe të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur në gjykatë, mendoj pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në 25 prill.” Tha Dendias.

Është veçanërisht e rëndësishme të kujtojmë se Z. Rama pranoi se Greqia ka të drejtën e patjetërsueshme për të zgjatur ujërat e saj territoriale në 12 milje. Ai shtoi, në fakt, se Shqipëria kishte bërë të njëjtën gjë 30 vjet më parë. Dhe kështu asnjë vend tjetër nuk mund ta kundërshtojë këtë të drejtë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore