Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Padia në SPAK/ Idajet Beqiri publikon provat: Kryemadhi ka shpenzuar 287 mijë euro për ndërhyrje estetike

Padia në SPAK/ Idajet Beqiri publikon provat: Kryemadhi ka shpenzuar 287

Avokati Idajet Beqiri paditi ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ish-presidentin Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Në padinë e tij në SPAK, Beqiri akuzon çiftin për “fshehje të ardhurash” dhe “korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”dhe një sërë akuzash të tjera.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” në Top News, Beqiri folur me fakte për akuzat e tij dhe ka zbuluar se Meta dhe Kryemadhi kanë marrë shuma të mëdha nga një llogari në një bankë në Qipro, për të kryer ndërhyrje estetike.

"Pasi i ka mësuar këto fakte kam bërë verifikim. Këto janë prova që ja vë në dispozicion SPAK-ut. I them që më datë 4 qershor 2018, janë xhiruar dhe kanë shkuar nga banka offshore në Qipro, i kanë shkuar spitalit në San Marino 287 mijë e pak. Kjo është fatura. Me një destinacion përkatës. Kam verifikuar llogarinë e atij spitali. Kam referencën, për shërbim klienti Monika Kryemadhi, ka numër reference, për ndërhyrje estetike. Jo vetëm Kryemadhi, por dhe Meta dhe fëmijët e tyre. Është shumë e madhe. Tani problemi është që kjo shumë e madhe, kjo llogari atje në Qipro që nuk figuron se në emër të kujt është, dhe që këto lekë i ka adresuar te Kryemadhi, kush është ky emër, dhe pse ja dha këtë shumë kaq të madhe Kryemadhit. A janë bërë transferime të tjera? Si është bërë ndërhyrja në Austri për presidentin e vendit  në vitet 2013-2014? Bëj një parantezë. Në spitalin San Marino ku bëhen këto ndërhyrje është spitali me çmimet ndër më të lartat, këtu venë njerëzit më të pasur, ose VIP-a, aktorë Holliëood.

Ilir Meta ka bërë ndërhyrje për t’u dobësuar në Vjenë. E ka bërë te doktor Gerhard Prager. Ka adresën e saktë, numri e telefonit me hollësinë më të madhe. Mjeku më i mirë i botës, verifikojeni. Çmimet janë shuam të shtrenjta. Kush ti dha? Rroga kanë të gjithë, ti minimumi do bësh deklarimin e pasurisë. Do deklarosh këto të ardhura. Është vepër penale për t’i fshehur. Pastrimi i produkteve ëhstë vepër e rëndë. Këto janë marrë në rrugë korrupsioni. Njëri bën korrupsion aktiv, ti pasiv.

Unë SPAK-ut i kam dhënë një denoncim me fakte, jo thashetheme. I kam dorëzuar dosjen e plotë që ta formësojë e ta çojë në gjyq.”- deklaroi Beqiri.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore