Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pacientët në dializë të rrezikuar nga Covid, flet shefja e shërbimit: Mos ndërprisni terapinë, sistemi imunitar i dobët

Pacientët në dializë të rrezikuar nga Covid, flet shefja e

Përveç goditjes në mushkëri, tashmë është vërtetuar se dëmtimi i veshkës është arsyeja e rritjes së vdekshmërisë nga prekja prej koronavirusit. Në një intervistë për gazetën “Shqip”, shefja e shërbimit të dializës, Merita Rroji thotë ndër të tjera se pacientët me sëmundje të veshkave dhe gjendje të tjera të rënda mjekësore kronike janë në rrezik më të lartë për sëmundshmëri.

Pacientët që trajtohen me dializë kanë një sistem imunitar më të dobët, duke e bërë më të vështirë luftimin e infeksioneve.

Rroji thotë se mortaliteti në këta pacientë referohet te jetë i rritur, e kryesisht i lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, cerebrovaskulare, çrregullimet elektrolitike etj.  Po çfarë dëmesh shkakton virusi covid 19 në organin e veshkës tek pacientët kronikë.

Mjekja nefrologe Merita Rroji rekomandon një vëmendje të shtuar për parandalimin e ngjarjeve kardiovaskulare në pacientët në trajtim me dializë. “Është e rëndësishme që pacientët në terapi renale zëvendësuese duhet të vazhdojnë trajtimet e tyre të planifikuara të dializës. Pacientët e transplantuar duhet të marrin domosdoshmërish terapinë e përshkruar imunosupresive.  Është gjithashtu e rëndësishme të mbajnë maskë, të ruajnë higjienë të mirë dhe të ndjekin rekomandimet e dhëna nga ekipi mjekësor”, thotë ndër të tjera shefja e shërbimit të dializës në QSUT.

Studimet e fundit kanë treguar se insuficienca renale ka qenë një nga shkaqet e vdekjes tek disa pacientë të prekur nga koronavirusi. Si ndodh insuficienca renale akute nga koronavirusi?

Ne po përballemi me një pandemi të plotë, të shkaktuar nga një koronavirus i identifikuar së fundmi e i njohur tani si sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes koronavirus 2 (SARS-CoV-2).

Tabloja klinike që shoqëron këtë koronavirus, është mjaft heterogjene. Ndërsa shumica e pacientëve janë asimptomatikë, ose kanë simptoma të lehta, në një grup më të vogël klinika është shumë më serioze dhe potencialisht të rrezikshme për jetën. Faktorë të riskut për një shfaqje të rëndë të sëmundjes bazuar kjo në një metaanalizë të evidencave të raportuara në Kinë, janë vlerësuar mosha e rritur, seksi mashkull, duhanpirja, sëmundjet bashkëshoqëruese veçanërisht sëmundjet renale kronike, sëmundjet kronike obstruktive pulmonare dhe ato cerebrovaskulare.

Megjithë ndryshimet me koronaviruset e identifikuara më parë tregohet se SARS-CoV-2 shfrytëzon receptorët e enzimës konvertuese të angiotenzinës 2 (ACE2) ashtu si SARS-CoV për të hyrë në qelizat target, ndonëse me një afinitet shumë herë më të madh. Përveç qelizave alveolare në mushkëri, shprehja ACE2 është raportuar dhe në organe të tjera përfshirë dhe veshkën, zemrën e zorrën.

Pacientët në dializë të rrezikuar nga Covid, flet shefja e

Dëmtimi akut i funksionit të veshkave (IRA), është një nga patologjitë shoqëruese të raportuara në COVID-19, duke sugjeruar se SARS-CoV-2 mund të ketë tropizëm të rritur për këtë organ. ACE2 në veshkë janë raportuar se janë shumë të shprehura në qelizat e tubulit proximal, më pak në podocite, por jo në qelizat glomerulare endoteliale dhe mesangiale.

Në raportet e mëparshme të infeksioneve SARS dhe MERS-CoV, 5-15% të rasteve u komplikuan me dëmtim akut të funksionit renal, duke mbartur një vdekshmëri të lartë rreth 60-90%. Raportet e hershme kryesisht në Kinë na sugjeruan për një incidencë më të ulët të dëmtimit akut renal (3-9%) në pacientët e prekur me COVID-19, por e shoqëruar kjo me një prognozë të varfër të të sëmurëve duke e vlerësuar dëmtimin renal si një faktor të pavarur risku për mortalitet në pacientët e shtruar në spital me infeksion të konfirmuar.

Cheng dhe kolegë raportojnë për gjetje të biomarkuesve si proteinuria, hematuria, rritje të kreatininës serike e dëmtim akut renal përkatësisht në 44%, 26,7% ,15,5% e 5.1% të 710 pacientëve të hospitalizuar.

Me kalimin e kohës, ndërsa pandemia u përhap në Shtetet e Bashkuara, u panë  raportime të incidencës të Insuficiencës renale akute deri ne 50% ku 20% e tyre kishin nevojë për terapi renale zëvendësuese (dializë) kryesisht ne qëndrat e terapisë intensive.

Një nga faktorët është dëmtimi i strukturës tubulare në veshkë apo nekroza tubulare akute. Komponenti tjetër që komplikon gjendjen është se të gjithë këta pacientë kanë një status inflamacioni të rëndë, apo shoku septik me markues të rritur inflamatore.  Pacientët me shok septik të rëndë kanë dëmtim tubular akut.

Reagimi i organizmit ndaj infeksionit mund të jetë përgjegjës gjithashtu. Përgjigja imune ndaj koronavirusit të ri mund të jetë ekstreme në disa njerëz, duke çuar në atë që quhet stuhi citokinash. Kur kjo ndodh, sistemi imunitar dërgon një sasi citokinash në trup. Citokinat janë proteina të vogla që ndihmojnë qelizat të komunikojnë ndërsa sistemi imunitar lufton një infeksion.

Por ky fluks i papritur, i rëndësishëm i citokinave mund të shkaktojë inflamacion të rëndë.Në përpjekjen për të vrarë virusin pushtues, ky reagim inflamator mund të shkatërrojë indet e shëndetshme, duke përfshirë atë të veshkave. Pra dëmtimi mund të jetë nga virusi, sepsisi apo nga kombinimi i të dy faktorëve.

COVID-19 mund të shkaktojë formimin e mikrotrombeve të vogla në qarkullimin e gjakut, të cilat mund të bllokojnë enët më të vogla të gjakut në veshkë dhe të dëmtojnë në mënyrë të rëndësishme funksionin e saj.

Çfarë pasojash  afatshkurtër dhe afatgjatë ka prekja renale nga ky virus?

Pacientët me dëmtim akut të veshkave për shkak të COVID-19 të cilët nuk kërkojnë dializë kanë ecuri më më shumë detaje të mirë krahasuar me ato që kanë nevojë për dializë në rifitimin e funksionin e veshkave. Sa shpesh ndodh kjo ende nuk dihet, por pa diskutim, nevoja për terapi renale zëvendësuese dializë është një zhvillim shqetësues në pacientët me COVID-19, duke ndikuar në mortalitetin e tyre në tablonë e insuficiencës multiorganore.

Pacientët në dializë të rrezikuar nga Covid, flet shefja e

Rekomandohet që pacientët që kanë rifituar funksionin renal duhet të ndiqen rregullisht nga një nefrolog, sepse rreziku i tyre për të zhvilluar sëmundje kronike të veshkave është më i lartë se të tjerët. Pacientët COVID-19 që nuk kanë zhvilluar IRA, por që kanë gjak dhe/ose proteina në urinën e tyre, duhet të monitorohen pasi ata janë në rrezik të rritur për të zhvilluar sëmundje renale kronike.

Në shtesë mund të themi se aktualisht ka një entitet të veçantë për prekjen e veshkës nga Covid-19 të quajtur COVAN apo nefropati nga Covid-19. Është sfidë e komunitetit nefrologjik për të karakterizuar në më shumë detaje fenotipin renal të COVID-19.

Ndërsa shpaloset pandemia, kuptimi ynë për COVID-19 vazhdon të rritet. Të dhënat nga raportimet evropianë, amerikanë e mbarë botërore ofrojnë mbështetje të mëtejshme për COVAN si pjesë e spektrit klinik. Çfarë nuk dihet në këtë kohë është nëse ky është një fenomen kalimtar pa pasojat afatgjata. A do të rezultojë tropizmi në veshka i SARS-CoV-2 në një rrezik në rritje për CKD progresive? Gjithashtu, nuk dihet nëse individë asimptomatikë të infektuar nga SARS-CoV-2, apo ata me COVID-19 dhe simptoma të vogla të frymëmarrjes, do të zhvillojnë COVAN që mund të zbulohet përmes indekseve urinare.

Nëse për këtë do të kishte me shumë evidencë, atëherë hematuria e pashpjegueshme dhe / ose proteinuria duhet të garantojë testimin për COVID-19. Aktualisht të dhënat janë të pamjaftueshme për të arritur në  këtë përfundim. Në të njëjtën kohë, në qarqet nefrologjike besohet se provat janë të mjaftueshme për ta konsideruar COVAN si pjesë të spektrit klinik të COVID-19.

A duhet që pacientët me sëmundje renale kronike të kenë kujdes më të shtuar nga Covid-19?

Pacientët me sëmundje të veshkave dhe gjendje të tjera të rënda mjekësore kronike janë në rrezik më të lartë për sëmundshmëri. Mortalitetit në këto pacientë referohet te jetë i rritur, e kryesisht i lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, cerebrovaskulare, çrregullimet elektrolitike etj. Prandaj, rekomandohet një vëmendje e shtuar për parandalimin e ngjarjeve kardiovaskulare në pacientët në trajtim me dializë.

Pacientët që trajtohen me dializë kanë një sistem imunitar më të dobët, duke e bërë më të vështirë luftimin e infeksioneve. Sidoqoftë, është e rëndësishme që pacientët në terapi renale zëvendësuese duhet të vazhdojnë trajtimet e tyre të planifikuara të dializës. Pacientët e transplantuar duhet të marrin domosdoshmërish terapinë e përshkruar imunosupresive.  Është gjithashtu e rëndësishme të mbajnë maskë, të ruajnë higjienë të mirë dhe të ndjekin rekomandimet e dhëna nga ekipi mjekësor.

Sa pacientë kryejnë sot dializën dhe sa janë të prekur nga insuficienca renale kronike?

Sëmundja kronike e veshkave (SRK) - është një term që përfshin të gjitha shkallët e uljes së funksionit renal, nga rreziku - në dëmtim kronik të lehtë, të moderuar dhe të rëndë të veshkave. SRK është një nga problemet me serioze të  shëndetit publik në të gjithë botën dhe trajtimi i  saj mbart një kosto shumë të lartë ekonomike dhe sociale.

Incidenca dhe prevalenca e SRK janë në rritje në mbarë botën e lidhur kjo ngushtë me rritjen e diabetit dhe hipertensionit të cilët janë dy etiologjitë kryesore te SRK. Rritja e obezitetit, ushqyerja jo e shëndetshme dhe aktiviteti i varfër fizik janë faktorë të rëndësishëm që duhen theksuar se mund të modifikohen.

Diagnostikimi i hershëm dhe ndërhyrja në kohë janë thelbësorë në trajtimin dhe uljen e incidencës së pacientëve që kërkojnë terapi renale zwvendësuese dializë dhe transplant renal. Aktualisht në Shqipëri ka një incidencë vjetore të pacientëve që fillojne terapi renale zëvendësuese (TRZ)140 pmp dhe një prevalencë të pacientëve në TRZ 563.8pmp. Aktualisht janë 14 qendra hemodialize dhe 1 dialize peritoneale ku trajtohen rreth 1300 pacientë të dializuar dhe 300 pacientë  të transplantuar.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore