Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pa 5 mijë firma nuk futen në zgjedhjet e 25 prillit/ Kleçka e Kodit, deputeti firmos për deklaratën: Jam i LSI

Pa 5 mijë firma nuk futen në zgjedhjet e 25 prillit/ Kleçka e

Një debat është hapur për faktin nëse Partia Demokratike dhe LSI-ja apo partitë e tjera të opozitës duhet të paraqesin ose jo firma me 5 mijë apo 7 mijë mbështetës si parti apo si koalcion për t'u lejuar për të konkurruar në zgjedhjet e 25 prillit

Arsyeja është se partitë e bllokut opozitar nuk kanë asnjë deputet të tyrin në Parlament për shkak të dorëzimit të mandateve tre vite më parë. PD, LSI dhe aleatët e saj nuk kanë asnjë deputet përfaqësues në Parlament që mund t'i "shpëtojë" nga detyrimi i nenit 68 të Kodit Zgjedhor.

“Listat e kandidatëve për Kuvendin, të paraqitura nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend, duhet të mbështeten nga jo më pak se 5,000 zgjedhës në shkallë kombëtare. Në rastin e koalicionit zgjedhor listat në tërësi duhet të kenë marrë mbështetjen e jo më pak se 7,000 zgjedhësve në shkallë kombëtare. Bën përjashtim nga ky rregull koalicioni, ku partitë pjesëtare zotërojnë bashkërisht në Kuvend një numër mandatesh jo më të vogël se numri i partive pjesëtare të koalicionit”, thuhet në nenin 68 të Kodit Zgjedhor.

Ky nen mund të interpretohet dhe nga KQZ-ja, duke i lejuar këto partite politike që dorëzuan mandatet e deputetëve, pasi teorikisht mandatet e deputetëvë janë të dala nga listat PD dhe LSI, edhe pse dy partitë e mëdha të opozitës nuk e kanë të vështirë t’i mbledhin firmat e kërkuara, por problemi mund të jetë te partitë minore, aleate të PD-së.

LSI-ja për t’i paraprijë ndonjë të papriture ka lëvizur duke “rrëmbyer” deputetin Gjetan Gjetani, i cili është i pavarur, pasi u shkëput nga Partia Socialiste. Gjetani ka firmosur një deklaratë ditën e djeshme ku ka bërë të ditur se përfaqëson Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo manovër duket se shpëton LSI-në, porse nëse del në koalicion i nevojiten deputetë tjetër që të mbështesë partitë e tjera, pasi kështu e kërkon ligji.

Por nuk dihert nëse kjo do të ketë efekt, pasi ligji, Kodi Zgjedhor kërkon që duhet të jetë i vlefshëm 6 muajve përpara zgjedhjeve. Pra kjo deklaratë e firmosur mund të rezultojë e pavlefshme.

Pa 5 mijë firma nuk futen në zgjedhjet e 25 prillit/ Kleçka e

Qëndrimi i juristit të presidentit

Këtij debati ka dhënë një vlerësim këshilltari ligjor i presidentit Meta, Bledar Dervishaj. Ai shprehet se ky ishte dhe një ndër arsyet se pse presidenti Meta ktheu mbrapsht ligjin zgjedhor për rishqyrtim, pasi më ketë formulim i jepet e drejta “opozitës” së re parlamentare për të firmosur.

“Sot në portale a televizione jepej si lajm fakti që opozitës i duhen 5000/7000 firma mbështetëse për tu regjistruar si subjekt zgjedhor, kandidat në zgjedhje. Është e qartë për të gjithë që opozita reale nuk e ka problem mbledhjen e këtyre nënshkrimeve mbështetëse, por ndryshimi më djallëzor dhe i pandershëm i këtij neni në Kodin Zgjedhor, u bë në 5 tetor 2020”, shprehet këshilltari i Metës në një postim.

Më tej ai thekson se “Ky ndryshim favorizonte deputetët e "opozitës" parlamentare, të cilëve u shpërblehej "nderi" për votën e dhënë për këto ndryshime, duke i përjashtuar nga zbatimi i kësaj kërkese të ligjit”.

“Nëse pretendojnë se janë deputetë të popullit, të zgjedhur me votat e tyre, ky ishte rasti ideal ku barazia përpara ligjit duhej të aplikohej dhe ata "deputetët e opozitës parlamentare" të kishin mundësi ti drejtoheshin mbështetësve të tyre dhe të siguronin 5000 nënshkrime për të kandiduar në zgjedhje. Ky trajtim preferencial me ligjin zgjedhor ishte një nga arsyet e shumta të kthimit për rishqyrtim nga Presidenti të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor të 5 tetorit 2020”, thotë Dervishaj në reagimin e tij.

Pa 5 mijë firma nuk futen në zgjedhjet e 25 prillit/ Kleçka e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore