Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Opozita sulmon rrugën Milot-Fier, njësoj siç bëri PS-ja me “Rrugën e Kombit”

Opozita sulmon rrugën Milot-Fier, njësoj siç bëri PS-ja me

Nuk është ndalur as sot sulmi i Partisë Demokratike për idenë e lançuar nga qeveria për të ndërtuar një autostradë të sigurtë me standard ndërkombëtrar nga Miloti në Fier, pjesë e Korridorit Jonian. Një logjikë që duket se ngjan pikë për pikë me kundërshtimin apriori të Partisë Socialiste për Rrugën e Kombit në vitet 2007-2009.

Ky kundërshtim duket më shumë se një smirë apo xhelozi politike, sesa një argument ekonomik. Madje duket edhe më rëndë, ngase Rruga e Kombit u bë me paratë e buxhetit të shtetit dhe ndoshta është e drejtë e një pjese të politikës të kërkojë llogari për shpenzimin e parave publike. Kurse kjo rrugë paralele me autostradën aktuale, bëhet me para private e është alternative, dhe jo linjë e vetme ekskluzive.

Kontestim që më shumë se një oponencë ideore apo bazike është një kompleks për një nismë politike të qeverisë. Nëse qeveria aktuale merr një nismë, që parë në afatgjatë mund të mbetet një investim plus infrastrukturor, atëherë nuk ka përse të zgjojë inate politike, por përkundrazi duhet të ketë qëndrime konstruktive, por natyrisht vigjilente në cilësinë, sigurinë edhe aspekte të tjera.

Rruga e Kombit, sot një aks kombëtar me problem jo të vogla, madje edhe e pambaruar, por në thelb të saj ajo ka zgjidhur një çështje jetike për shqiptarët ndaj ka ngelur si arterie strategjike e vendit. Koha, por edhe argumentet pa emocione peshojnë më shumë se inatet apo edhe emocionet që ushqehen edhe nga llogaritje ditore.

Një vepër e infrastrukturës nuk bëhet as për sot as për disa vjet, por për gjithë kohën. Ndaj argumentimi dhe debati duhet të ushqejë pikërisht këtë logjikë, a ja vlen, a kushton, a ndikon tek xhepi i shqiptarëve, apo çfarë do të sjellë në të ardhmen. E ky debat nuk bëhet as fët e fët, e as me gjak të nxehtë, por me qetësi dhe argumenta të mirëmenduara. E pikërisht këto argumente nuk shpërthehen që në fillim të idesë, por kur projekti është konkretizuar…

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore