Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Opozita humb zgjedhjet, por Berisha komenton stërvitjen ushatarake të NATO-s, rebelohen fansat: Ik largohu...

Opozita humb zgjedhjet, por Berisha komenton stërvitjen ushatarake të

Sali Berisha i ka "harruar" zgjedhjet e 25 prillit dhe është foksuar te stërvitja e NATO-s në Shqipëri.

Në ditën ku nga opozita nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ish-kryeministrit Sali Berisha nuk e ka mendjen te humbja, por te fakti që në Shqipëri nis stërvitja ushtarake e NATOS "Defender Europe 21", e cila zyrtarisht ka nisur me datën 26 prill.

"Fillon ne Shqiperie stervitja ushtarake e NATO-s “Defender Europe 21” Miq, ne Shqiperi ka filluar stervitja e madhe dhe e rendesishme e Aleances se Atllantikut te Veriut me pjesmarrje te rendesishme te ushtrise se SHBA dhe 25 vendeve tjera anetare te NATO-s. Me kete rast le te pershendesim Aleancen e Atllantikut te Veriut dhe tju urojme nga zemra mire se ardhjen ne Shqiperi dhe suksese ne kete stervitje ushtareve dhe komandanteve te saj", shkruan Berisha. 

Tani që opozita ka humbur zgjedhjet, detyra kryesore e Berishës është që të mbaj faqen e Facebook të updatuar me informacione. Në mënyrë që të mos bjerë audienca, saliu tani hedh ne faqen e tij lajme të ndryshme, pa ndonjë interes për publikun, por vetëm e vetëm që ta mbaj atë aktive.

Ndërsa ky reagim ka rebeluar komentuesit e shumtë dhe disa prej tyre e kanë ironizuar, duke iu drejtuar "lëre stërvitjen e NATO-s, po shih ku e ke Lulin", apo "Si komunist e çove mision tënd deri në fund, tani dorëzo mandatin dhe largohu !"

"Largohu më mirë me nder nga politika. Kjo humbje është më e rëndë për ty sesa të besuarit tënd 8-vjeçcar. Mos u perpiq të largosh vëmendjen e popullit nga kjo disfatë kaq poshtëruse", shkruan Reiz Merkaj.

Ndërsa një tjetër i kërkon që ai ta mbylle Facebookun e të dalë xhiro nga liqeni.

Opozita humb zgjedhjet, por Berisha komenton stërvitjen ushatarake të

Opozita humb zgjedhjet, por Berisha komenton stërvitjen ushatarake të

Opozita humb zgjedhjet, por Berisha komenton stërvitjen ushatarake të

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore