Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Oficerët shqiptarë të Antiterrorit me 25 bodigardë dhe mjete të blinduara për të hyrë në kampin Al Hol

Oficerët shqiptarë të Antiterrorit me 25 bodigardë dhe mjete

Gledis Nano dhe Indrit Doda janë dy oficerë shqiptarë pak të njohur për publikun. Për shkak të natyrës së punës së tyre në Drejtorinë e Antiterrorit, ata nuk janë njohur në asnjë rast dhe mund të thuash se kanë qenë tërësisht “anonimë”. Por kjo deri të hënën, kur dy oficerët u bënë personazhet kryesorë dhe kryelajm thuajse në të gjitha mediat.

Prej 4 javësh, Gledis Nano dhe Indrit Doda shkelën tokën siriane dhe libaneze për të negociuar kthimin në atdhe të grave dhe fëmijëve në kampin e Al Hol, që pa asnjë mëdyshje mund të konsiderohet si kampi i ferrit. Madje, si kampi i ferrit e ka cilësuar përvojën në Al-Hol dhe Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb.

Të bindur për rrezikun dy oficerët e Antiterrorit, njëri në pozicionin e drejtorit dhe tjetri si oficer në këtë strukturë mundën të realizojnë me vështirësi misionin. Por, për herë të parë konfirmohet se hyrja në kamp, duke kaluar në pjesën e Sirisë verilindore ka qenë e siguruar nga 25 bodigardë të forcave speciale të pajisur me armë snajper dhe mjete të blinduara.

Oficerët shqiptarë të Antiterrorit me 25 bodigardë dhe mjete

“Vetëm në kamp nuk kemi pasur makina të blinduara, pasi nuk donim të binim në sy dhe të ishim objekt i rojeve atje” – thonë dy oficerët shqiptarë, ndërsa kujtojmë edhe një sulm me gurë dhe ku një pjesëtar i forcave speciale që i shoqëronte u plagos në kokë.

Brenda në kampin e ferrit ka njerëz të racave, gjinive dhe moshave të ndryshme, duke nisur nga foshnja të moshës 1 vjeç deri tek femrat 80 vjeçare. Janë pa këpucë, femrat janë të gjitha me të zeza dhe me thika në duar. 

Siria në udhëkryqin e një dekade

Gati një dekadë po vazhdon lufta në Siri. Një dekadë, në të cilën kanë gjetur vdekjen mbi gjysmë milionë sirianë dhe miliona kanë marrë arratinë, pjesërisht brenda vendit e një pjesë tjetër jashtë tij.

Në asnjë pjesë të Sirisë nuk ka mbrojtje nga përndjekja politike dhe torturat. Furnizimi është i mangët, ekonomia ndodhet në kolaps. Gati dy të tretat e sirianëve jetojnë në varfëri ekstreme me më pak se dy dollarë në ditë.

Edhe në veri të Sirisë xhihadistët, veçanërisht "Shteti Islamik" (IS)mund të riformohet. Pasi "IS" dukej se u mund ushtarakisht përpara një viti e më shumë, ndërhyrja turke në tetor 2019 i ka krijuar mundësi të paparashikuara organizatës xhihadiste. Në luftë kundër ushtrisë turke, kurdët tërhoqën edhe atë pjesë të luftëtarëve, që më parë ruanin luftëtarët e IS që mbaheshin në burgjet kurde.

Këtë kaos ata e shfrytëzojnë për t'u arratisur me familjet e tyre prej burgjeve të kontrolluara nga kurdët. Si rrjedhojë e gjendjes katastrofale ekonomike dhe politike në Siri këto forca mund të përfitojnë duke tërhequr rekrutë të rinj.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore