Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

"Nuk ruheshim"/ Zbardhet dëshmia rrëqethëse e babait të Arjan Gosës: Dolëm të pinim kafe dhe të shikonim ndeshjen

"Nuk ruheshim"/ Zbardhet dëshmia rrëqethëse e babait

Është zbardhur dëshmia e babait të Arjan Gosës  pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë.

Kujtojmë se 48-vjeçari u ekzekutua me një plumb në kokë ndërkohë që pinte kafen e pasdites i shoqëruar nga babai i tij i moshuar.

Raportohet se babai i 48-vjeçarit në deklaratën e tij ka theksuar se nuk e mendonte se ngjarja e marsit do të vijonte.

Ai ka deklaruar se vrasjen e të birit në mars bashkë me Altin Rexhën e quanin të mbyllur pasi ato kishin humbur jetën të dy.


“Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të  vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte me kjo histori. Neve nuk ruheshim, pasi s’na shkonte ndër mend që familja Rexha do te vazhdonte. Djali im Arjani pak ditë me parë kishte ardhur nga Italia, pasi jetonte atje. Dolëm te pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur të ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare. Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pash që Arjani u këput dhe pash një person që doli me vrap. U shokova kur pash tim bir te goditur në kokë. S’kishte asnjë shprese, humbi jetën menjëherë. Nuk di çfarë të them me shumë”, ka deklaruar ndër të tjera Osman Gosa, babai i Arjan dhe Armand Goses, të cilët mbetën viktima në harkun e dy muajve.

Kujtojmë se dy ditë më parë është ekzekutuar me armë zjarri Arjan Gosa në Kavajë, ku motivi kryesor ishte ai i hakmarrjes në lidhje me një ngjarje të ndodhur në mars ku vëllai i viktimës Armand Gosa bashkë me Altin Rexha, pas një konflikti me njëri tjetrin humbën jetën.

Ndërkaq autori i vrasjes së 48-vjeçarit është vëllai i Altin Rexhës, Habib Rexha 31 vjeç i cili i është ofruar tavolinës ku Arjan Gosa bashkë me babain e tij po konsumonin kafen dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore