Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Nuk ndalet kaosi në PS-në e Shkodrës:Turbullira për emërimet e drejtorëve të rinj

Nuk ndalet kaosi në PS-në e Shkodrës:Turbullira për

Që prej autogolit të vitit të kaluar, kur Valdrin Pjetri i zgjedhur kryetar bashkie i Shkodrës u dorëhoq si pasojë e problemit me ligjin e dekriminalizimit, situata brenda mazhorancës në qarkun e veriut është një amulli të plotë.

Bashkia vijoi t’i mbetet Voltana Ademit, edhe pse me mandat të skaduar, çka përbën një zhvillim ekstra ligjor, ndërkohë që këshilli bashkiak është krijuar nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Një vit më parë, socialistët bënë të ditur se do të zgjidhnin kryebashkiakun e ri nga këshillit, por kjo nuk ndodhi, ndërkohë edhe përsëritja e zgjedhjeve vijon të jetë pezull.

E gjitha kjo situatë ka krijuar një luftë të brendshme ndërmjet deputetëve, që po zihen kush të ketë primatin, sidomos pas largimit edhe të kreut të qarkut.

Disa media kanë bërë të ditur se Rama po bën gati rikthimin në Shkodër të Ilir Beqajt, por burime të brendshme në PS-në e Shkodrës bëjnë të ditur për Shqip se këto lajme janë më shumë të përsëritura dhe nuk ka ende një variant sesi do të konfigurohet grupi i ri i kandidatëve për deputet.

Po ky burim bën të ditur se ka një presion të fortë nga baza për të përfillur një listë më shumë shkodrane sesa nga kryesia, përndryshe do të ketë përplasje dhe pakënaqësi që çojnë më pas në bojkotim.

Partia Socialiste e Shkodrës që prej zgjedhjeve vendore të vitit 2011 ende nuk është e bashkuar dhe është ndarë sipas zonave tribale.

Pikërisht kjo ndarje ka sjellë edhe një situatë ku edhe drejtorët e enteve qendrore janë shpërndarë sipas një konfigurimi me bazë deputetësh. Gjatë këtij viti si rezultat i këtyre përplasjeve janë ndërruar disa drejtorë Tatimesh, i fundit u emëruar pak ditë më parë.

Bëhet fjalë për emërimin e një viti më parë, në një takim që Edi Rama zhvilloi me deputetët e Shkodrës në Lezhë ka pasur një përplasje të fortë mes palëve për emërimet e drejtorëve dhe Rama ka ndërhyrë duke kërkuar koordinim, i cili nuk ka ndodhur dhe gjendja vijon të jetë e njëjtë. Sot Shkodra është pa një drejtues real qarku, pa prefekt, veçse me të deleguar provizor që kryeministri Rama i cakton në momentin e fundit.

Ende mazhoranca nuk ka një plan nëse Meta dekreton zgjedhjet lokale për kryetarin e ri se si do të procedojë, ndërkohë që nuk ka pasur as një proces parapërgatitor për të shoshitur kandidaturat e kryebashkiakut.

Deputetët janë më të painformuar sesa edhe socialistët e thjeshtë se cili është plani i kupolës së PS-së për Shkodrën pas zhgënjimit me Pjetrin.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore