Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Nuk ndalen problemet për biznesmenin Arben Reli, kallëzohet penalisht për falsifikim dokumentash

Nuk ndalen problemet për biznesmenin Arben Reli, kallëzohet penalisht

Në harkun e disa viteve, biznemeni Reli është përballur me akuza të shumta për falsifikim dokumentash, tjetërsim prone, mashtrim dhe ndikim të paligjshëm ndaj institucioneve shtetërore.

Sëfundmi ndaj tij është depozituar një kallëzim penal për falsifikim dokumentash, konkretisht ndaj një deklarate noteriale të vitit 2011. Bëhet fjalë për një dokument, të cilin Reli më pas e ka përdorur për legalizimin në shkelje me ligjin, të një objekti në Moravë të Korçës, që e kishte në bashkëpronësi me ortakun e tij, Sefedin Bajraktarin.

Kjo u denoncua edhe nga emisioni investigativ Fiks Fare pak ditë më parë, ku tregoi se Reli kishte falsifikuar këtë deklaratë noteriale, sikur ortaku i tij Sefedin Bajaraktari hiqte dorë nga prona e tij në Moravë, aktualisht Montrelux Resort.

Kallëzimi penal është depozituar në Prokurorinë e Tiranës, ku shtetasi Sefedin Bajraktari e akuzon Arben Relin për falsifikim të firmës. Kjo akuzë i rëndon edhe më tej pozitat e Relit, pasi ai është shpallur në kërkim nga Policia e Qarkut Korçë, për ndërtim pa leje tek resorti në Moravë.

Falsfikimi i firmës

Historia nisi në vitin 2007, ku sipas një dokumenti noterial, prona është blerë nga Sefedin Bajraktari, i cili është bërë pronar me 100 përqind të aksioneve. Dy vite më vonë, Sefedin Bajraktari, i shet 50 % të aksioneve Arben Relit. Pas vitit 2009, deri në ditët e sotme, "Morava Resort" ka dy pronarë, sipas dokumentit hipotekor. Pavarësisht kësaj, një nga ortakët, Arben Reli, filloi të ndërtojë pa leje dhe t'i legalizojë këto prona vetëm në emrin e tij.

Sipas këtij dokumenti, të cilin "Fiks Fare" e siguroi nga zyra e Kadastrës Korçë, Arben Reli, ka bërë një deklaratë për të legalizuar këto ndërtime pa leje. Deklarata është mbajtur në muajin gusht të vitit 2014, ku Reli aplikoi te zyra e ALUIZNI-t. Kësaj deklarate z.Reli i ka bashkangjitur vërtetimin hipotekor. Dhe, në këtë vërtetim, ai ka vetëm 50 përqind të pronës!

Po si e legalizoi?! Sipas dokumenteve të Kadastrës, z.Reli dërgoi te zyrat e ALUIZNI-t, fotokopje të një deklaratë noteriale të vitit 2011, ku sipas këtij dokumenti, ortaku Sefedin Bajraktari hiqte dorë nga pronësia e ndërtimeve shtesë në kompleks. Kjo fotokopje ka rezultuar e falsifikuar, sipas një akt ekspertimi grafik nënshkrimesh.

Edhe eksperti kriminalist, z.Xhevair Çeloaliaj, me një përvojë pune 31 vjeçare, i cili ka drejtuar edhe Institutin e Policisë Shkencore doli në përfundimin se nënshkrimi i ortakut Sefedin Bajraktari në deklaratën noteriale "është i falsifikuar". Ai tha për "Fiks Fare" se ka analizuar tre dokumentet e kësaj deklarate noteriale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore