Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

“Nuk jemi për manifestim festiv”/ Flet Berisha me shenja në fytyrë: Ndihemi fatkeq, Shqipëria është në rrezik ekzistencial

“Nuk jemi për manifestim festiv”/ Flet Berisha me shenja

Pas sulmit që pësoi në protestë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para qytetarëve.

“Të dashur demokratë dhe demokrate, opozitarë në këtë shesh kudo që jeni.

Së pari më lejoni t’ju uroj me gjithë zemër mirë se ardhjen në Tiranë shtetarëve më të lartë të BE.

Është një rast i veçantë t’ju shpreh atyre mirënjohjen tonë të pakufishme për ndihmën e gjithëanëshmë.

Ky samit është një mbështetje e madhë në veçanti për PD.

Ne kemi fat të keq që përfaqësohemi në këtë samit me një njeri, i cli në të gjitha kodet e botës duhet të ishtë sot para drejtësisë dhe jo aty i ulur me ju.

Ndihemi fatkeq sepse pushteti i atij që na përfaqëson qëndron mbi krimin elektoral, drogën, korrupsionin dhe të zezave të tjera ndaj këtij kombi.

Sot është dita që bota të njihet me të zezat e Shqipërisë. Ky samit është një mundësi e artë që shqiptarëve t'ju ndihet zëri. Ne nuk jemi këtu në një manifestim festiv por jemi këtë me një qëllim madhor që sot të jehojë para liderëve të BE edhe zëri i qytetarëvëe Shqiptarë.

Shqipëria është sot në rrezik ekzistencial."- tha Berisha

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore