Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

"Njohja përfundimtare do të vijë, Kosova nuk do të..."/ Rama nuk harron Hashim Thaçin: I munguar i madh në këtë sallë

"Njohja përfundimtare do të vijë, Kosova nuk do

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën në Kuvendin e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Në fjalën e tij para deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë, Rama tha se Kosova nuk do të presë gjatë për të shallur pavarësinë dhe për tu njohur përfundimisht ndërkombtarisht. 

“Unë besoj se edhe njohja e saj përfundimtare do të vijë më herët sesa vonë dhe se Kosova nuk do të presë kaq sa ka pritur qysh se ka shpallur pavarësinë për t’u njohur përfundimisht, ndërkombëtarisht dhe për të qenë e pranishme në çdo instancë të gjithë organizimit të përgjithshëm të botës ku ne jetojmë”, tha Rama.

Ndër të tjera kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të përmendë Hashim Thaçin gjatë fjalës së tij në seancën e përbashkët parlamentare Shqipëri-Kosovë.

Ai risolli në vëmendje LDK-në dhe UÇK-në e më pas dy emra të lidhur me to Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin.


“Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK dhe UÇK.

Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, tha Rama.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore