Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Njëri në kërkim ndërkombëtar e tjetri i akuzuar për vrasje, u ekzekutuan teksa ECNIN TË LIRË në Elbasan

Njëri në kërkim ndërkombëtar e tjetri i akuzuar

Ardian Çollaku (Subashi), 50 vjeç, dhe Lulzim Bitri, 43 vjeç, u ekzekutuan në mënyrë mafioze sonte teksa ecnin të lirë në këmbë në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Një automjet u afrohet pranë këmbëvë në zonën e Bradasheshit dhe zbraz drejt tyre një breshëri plumbash kallashnikovi. Autorët largohen me të shpejtë, dhe një automjet i djegur menjëherë pas ngjarjes gjendet në Balldre.

Çollaku ndërroi jetë i pari në spital, dhe pak minuta pas tij nuk i mbijetoi plagëve as Lulzim Bitri.

Të dy ecnin të lirë në qytetin e Elbasanit, por mbi të dy rëndonin akuza tepër të rënda. Vite më parë Ardian Çollaku ishte arrestuar po në Elbasan si i  shpallur ne kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi dhe dënuar me 23 vjet në Itali.

Ai u arrestua në 2015 si pjesë e operacionit të koduar “vazhdimi”. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e kishte dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim per veprat penale te “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Mbi supet e tij rëndojnë dhe akuzat për vrasjen e Everest Cekës. Në 10 maj të këtij viti, Everest Çaka, i njohur edhe me emrin Ibrahim, i cili u vra me 14 plumba pasi u qëllua nga një distancë shumë e afërt, rreth 50 cm largësi në automjetin e tij.

Ashtu sikurse Ardian Çollaku, edhe viktima tjetër që u ekzekutua sonte në Elbasan nuk ishte emër i panjohur për policinë. 

3 vite më parë Lulzim Bitri ishte pjesë e një përplasje bandash me armë zjarri në Tetovë, dhe akuzohet për vrasjen që ndodhi në Reçicë të Vogël.

Si pasojë e të shtënave në atë kohë mbeti i vdekur në vend Naip Rexhepi. Nga shkëmbimi i zjarrit dy të tjerë u plagosën gjatë asaj mbrëmjeje shumë pranë selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.

Kamerat e sigurisë së bizneseve në vendngjarje do të hedhin më shumë dritë mbi atentatin dhe do të ndihmojë policinë në kapjen e autorëve./GAZETA SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore