Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Një spajper e blen për 3 mijë euro, rrugët e trafikut të armëve në Ballkan

Një spajper e blen për 3 mijë euro, rrugët e trafikut

Trafikimi i armëve dhemunicioneve nga, përmes dhe drejt Shqipërisë bëhet nga grupe të vogla sporadike brenda vendit, në bashkëpunim megrupe të vendeve fqinjë si Mali i Zi, Kosovë, Greqi dhe Itali. Përgjithësisht pranohet se goditjet e vazhdueshme ndajgrupeve të trafikantëve të armëve dhe dënimet e dhëna për këto grupe nga Gjykata e Krimeve të Rënda e kanë dobësuar këtë formë të kriminalitetit të organizuar në tre vitet e fundit.

Në ndryshim nga vite më parë, kur rrugët dhe destinacionet përfundimtare të armëve dhemunicioneve të trafikuara dalloheshin qartë për shkak të konflikteve të armatosura në rajon, në ditët e sotme kanalet etrafikut përgjithësisht janë të shpërndara.

Sidoqoftë, vihet re një tipar relativisht më i theksuar i flukseve të trafikimittë armëve në kufirin verior të Shqipërisë me Malin e Zi dhe Kosovën. Shqipëria shërben si vend burimi kryesisht përkallashnikovë dhe municione të trafikuara përmes pikave kufitare apo kufirit të gjelbër me këto vende që shërbejnë sitranzit, por edhe destinacion.

Pasi ngarkohen në automjete private apo përmes linjave të autobusëve, armët mbërrijnënë Austri, Gjermani, Suedi dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian. Edhe pse në sasi jo të mëdha, kallashnikovë,pjesë përbërëse armësh dhe municione të fshehura në automjete private të imbarkuara në traget trafikohen në Itali,përmes pikave të kontrollit kufitar në port.

Në të shumtën e rasteve, këto armë janë blerë dhe transportuar drejtvendit fqinj nga shtetas italianë. Në të shkuarën, sidomos gjatë periudhës së trazirave në vend, sasi të konsiderueshmekallashnikovësh dhe fishekësh janë trafikuar në Greqi.

Ky trafik ka vijuar me intensitet deri në vitet 2005-2006, dheka rënë ndjeshëm vitet e fundit. Edhe në këtë rast, grupe kriminale greke vinin vetë në Shqipëri për të blerë armë, tëcilat i trafikonin më pas në Greqi nga Korça dhe Pogradeci.

Përsa i përket nevojës së tregut të brendshëm për armë dhe municione, është e vështirë për t’u vlerësuar pasi nukmund të mbështetet plotësisht në sasitë e armëve të sekuestruara nga policia. Kjo sepse një pjesë e konsiderueshmee këtyre armëve vijnë si pasojë e “blerjeve të stimuluara”. Gjatë operacioneve policore të ‘blerjeve të stimuluara’, sasia earmëve të kërkuara përcaktohet nga vetë agjenti i fshehtë i policisë.

Kjo sasi armësh e sekuestruar mund të shërbejësi indikator i potencialit dhe aftësisë së këtyre grupeve për të siguruar dhe trafikuar armë, por nuk mund të jetë njëtregues real i kërkesës së brendshme për armë.

Në disa raste, është vërtetuar se këto materialejanë vjedhur nga punonjës të magazinave ushtarake, si dhe është keqpërdorur lënda shpërthyeseqë u nevojitet bizneseve të ligjshme, si minieradhe gurore. Megjithatë, një pjesë e eksplozivitështë importuar në Shqipëri nga vendet fqinje.

Sasi eksplozivi C4 janë importuar nga Mali i Zi,ku mendohet se janë vjedhur nga një uzinë ushtarake. Ekspertët pohojnë se trafikimi i lëndëveplasëse kryhet edhe me Kosovën. Përdorimi ipaligjshëm i lëndëve plasëse në Shqipëri ështëbërë me qëllim kërcënimi, terrori dhe asgjësimifizik. Mungesa e provave në vrasjet me eksplozivëka vështirësuar punën e organeve të hetimit përzbulimin e autorëve dhe motiveve kriminale.Aktualisht, si prirje kryesore në trafikimin earmëve paraqitet importimi nga Mali i Zi dheKosova i pistoletave të llojeve të ndryshme, kryesisht “Mini-Blow”, Zastava, Beretta, por edheEkol special, Taurus braziliane dhe VZOR çeke.Raportohet se pistoletat jugosllave Zastava vijnëkryesisht nga Serbia, ndërsa lloje të tjera kalojnëtranzit pasi janë importuar nga Turqia. Shqipëriashfrytëzohet edhe si vend tranzit për këto pistoleta dhe municionet e tyre.

Vitin e fundit në Shqipëri janë sekuestruar1088 armë, prej të cilave 748 armë automatike,117 armë gjahu, 162 pistoleta, 59 mitralozë dhedy snajper. Gjithashtu është kapur një sasi prej416.000 municione, 2661 kallëpe tritoli, 118 kgC4 dhe 24 mina me telekomandë.271 Prej këtyre,vetëm në fshatin Lazarat janë sekuestruar 426armë automatike, 27 pistoleta, 2 snajper, 1 mitraloz kundërajror me gjithë shtrat, 30 mitralozë të lehtë dhe 6 të rëndë.

Ndërsa për periudhën 1 janar - 30 shtator2019 janë regjistruar 9 raste të trafikimit të armëve dhe 5 raste për lëndë plasëse.Çmimet e armëve dhe municioneve në tregun e brendshëm ndryshojnë në kohë dhe sipas llojit të armës. Kështu përshembull, një pistoletë Zastava, në vitin 2009, kushtonte rreth 21.000 lekë, në vitin 2011 shitej 70.000 lekë, dhe vitine fundit një pistoletë Zastava e kalibrit 7.65 mm, e pajisur me silenciator, shkon nga 1000 deri në 1200 euro. Një pistoletë Mini Bloë kushton të paktën 200-300 euro, ndërsa një pistoletë e tipit Beretta mund të kushtojë më shumë se1500 euro.

Një automatik kallashnikov mund të blihet me 40.000 - 50.000 lekë. Ndërsa një automatik MP5 apo Skorpion me silenciator shiten për 1500 - 2000 euro. Më të shtrenjta janë pushkët snajper dhe minat e telekomanduara, qëkushtojnë përkatësisht 2500 dhe 3000 euro.Zonat më të prekura në Shqipëri nga trafikimi i armëve janë Shkodra, Kukësi, Tirana, Durrësi, si dhe Fushë - Krujapër lëndët plasëse.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore