Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Një pyetje për Shkëlzen Berishën: Si e paguan këstin prej 35 mijë eurosh në muaj, për kredinë 1.8 milionë euro?!

Një pyetje për Shkëlzen Berishën: Si e paguan këstin

Mbi 60 % e shqiptarëve kanë të paktën nga një eksperiencë me kreditë bankare, procedurat sesi lëvrohet, garancitë, koletarali i lënë peng si dhe këstet që duhet të paguash. Nëse sot ke të ardhura mbi 200 mijë lekë të reja në muaj, banka nuk mund të të japë kredi më tepër se 150 mijë euro. Edhe kur e merr këtë kredi, të duhen me dhjetra procedura verifikimi që banka kryen, për shkak që të mos ketë riskun e mospagimi të këstëve.

Tani le të analizojmë pak kredinë që ka marrë djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Sot në profilin e tij në facebook, ai reagoi duke thënë se kishte marrë 1.8 milionë euro kredi, konform ligjeve dhe rregullave të një banke të nivelit të dytë. Në reagimin e tij, për asnjë moment nuk jepte detaje se çfarë kishte lënë kolateral, garanci, sa e kishte këstin mujor, ku i gjen të ardhurat për të paguar kredinë etj.

Po i marrim gjerat me radhë për të sqaruar publikun. Fillimisht, fabrika e boronincave dhe toka ku është ngritur, që ndodhet në fshatin Marqinet, shumë afër Gërdecit, ka qënë në pronësi të biznesmenit Agur Abdurrahmani. Në kontratën që disponon Gazeta Shqip, Shkëlzen Berisha ka lënë kolateral pikërisht këtë fabrikë bashkë me tokën përreth, për të aplikuar për një kredi prej 1.8 milionë eurosh.

Pra, e thënë më qartë, Shkëlzen Berisha shkon me duar në xhepa në bankë dhe kërkon 1.8 milionë euro kredi, pa lënë asnjë kolateral (garanci) për këtë kredi.

Vijojmë më tej!

Për të marrë një kredi prej 1.8 milionë eurosh, duhet të kesh të ardhura marramendëse. Nëse shkon pranë një banke të nivelit të dytë, më konkrretisht pranë Intesa San Paolo, ku Shkëlzen Berisha ka aplikuar për kredi, atëherë kjo kredi lëvrohet si biznes, për 5 vite.

Po të bëjmë një përllogaritje, duke marrë interesin prej 5 % për biznes, për kredinë 1.8 milionë euro, atëherë Shkëlzen Berisha i bie të paguajë mbi 35 mijë euro çdo muaj këstin e kredisë. Dhe për të paguar këtë kredi, duhet të kesh mbi 150 % të kësaj shume, pra rreth 50 000 euro në muaj.

Tani mund t’i drejtohemi me dy pyetje Shkëlzenit të indinjuar.

1. Ku punon, sa e ke rrogën dhe si e lan kredinë?

2. Sa njerëz ka në Shqipëri, që nuk paguajnë dot një këst prej 350 eurosh kurse ti paguan mbi 35 mijë euro çdo muaj?

Si përfundim banka mund t’i japë kredi Shkëlzen Berishës për dy arsye, e para se ushtron pushtetin si djali i ish kryeministrit dhe e dyta ai ka shumë të ardhura të deklaruara nga konsulenca që u ofron bizneseve. Ndërkohë ka më tepër para të padeklaruara dhe prona që nuk i mban në emrin e tij. Mjafton të përmendim makinën me të cilën ai lëviz, Mercedes-Benz, me targë AA 077 BO, të cilit iu bllokua patenta para 1 muaji. Ajo është në emrin e një ndërtuesi në Tiranë, por me të lëviz gjithë kohës Shkëlzen Berisha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore