Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Një i pavaksinuar është viktima e parë pas një muaji nga COVID/ A duhet t’i trembemi variantit DELTA?

Një i pavaksinuar është viktima e parë pas një muaji

Mesi i kësaj jave shënoi një rekord negativ përsa i përket muajit që lamë pas. Prej kaq kohësh në statistikat e nxjerra nga ministria e Shëndetësisë u shënua viktima e parë nga COVID. Dhe ndryshe nga sa jemi mësuar këtë sezon veror, pati edhe 30 të infektuar vetëm në 24 orët e fundit.

Ajo që ra në sy në lajmin e fundit ishte se viktima ishte një 74-vjeçar nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj COVID-19. Apeli i ditëpërditshëm për vaksinim bëhet edhe më i fortë kur dëgjojmë të tilla raste.

Nga zyrtarizimi i variantit DELTA në Shqipëri, frika është shtuar mes qytetarëve dhe shtysat drejt vaksinimit tashmë janë edhe më të mëdha.

Dy rastet e para me këtë variant janë konfirmuar në qarkun e Gjirokastrës. Një prej rasteve ishte e një studenteje nga Përmeti, e cila kishte ardhur nga jashtë vendit pasi ishte me studime. Simptomat që dy të infektuarit kanë shfaqur janë të ngjashme me atë të tipit indian të virusit.

Vetë drejtori i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj deklaroi dje se “pavarësisht se varianti ‘Delta’ është prezent në vend, krahasuar me vendet fqinje, në Shqipëri situata deri në këtë moment paraqitet më optimiste dhe nën kontroll”.

Brataj tha se “duke iu referuar periudhës që kaloi vendi me pandeminë Covid-19, ekziston gjithsesi shqetësimi se mund të rrezikojmë një situatë të njëjtë me atë të vitit 2020. Fushata e vaksinimit që është ndërmarrë nga qeveria dhe institucionet shëndetësore me qëllimin që të vaksinohet sa më tepër përqindja e popullatës, ka bërë që edhe me daljen e varianteve dhe mutacioneve të reja, situata që do të krijohen nuk do të jenë të ngjashme me ato që përjetuam”.

Ai theksoi se “procesi i vaksinimit është hallka e parë që ndikon në bllokimin e sëmundshmërisë. Nuk ka asnjëherë mbrojtje 100 %, 95 % janë vaksinat më të mira. Fakti që nuk kemi forma të rënda apo jetë të humbura është fitorja e vaksinës mbi virusin”./GAZETA SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore