Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Një hotel luksoz pas sherrit Basha-Berisha për “Shtëpinë e demokratëve”?

Një hotel luksoz pas sherrit Basha-Berisha për

Sherri për godinën e Partisë Demokratike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës mund të jetë më shumë material, se sa parimor, siç e kanë paraqitur prej kaq muajsh të dyja palët.

Në rrjetet sociale dhe mediat online ka nisur të qarkullojë me shpejtësi një projekt, sipas të cilit pikërisht aty ku sot qëndron selia për të cilën më 8 janar u përlesh Basha me Berishën do të ngrihen katër struktura luksoze.

Projekti shfaqet në faqen e internetit të studios indiane MGS Architecture. Kjo studio numëron, të paktën sipas punonjësve që e kanë të regjistruar si vend pune me profil në LinkedIn të paktën 37 persona.

Zyrat e studios ndodhen në Neë Delhi dhe sipas përshkrimit, MGS thotë se ka një seri veprash arkitekturore futuristike në Indi, ndërsa ka bashkëpunuar edhe në hartimin e projektit për stadiumin e ri të kombëtares së Koresë së Jugut në futboll.

Sa i takon projektit që vendoset pikërisht aty ku sot është godina e Partisë Demokratike, ai quhet “4 Freedoms Park”.

“Pozicioni unik i projektit mes Parlamentit dhe dy vendeve të kultit (katolike dhe myslimane), garanton që 4Freedoms Park do të shërbejë si një kujtesë e gjallë për qytetarët dhe demokracinë dhe lirinë e praktikimit të besimit fetar, që u ndalua për thuajse 50 vite nga ish-regjimi stalinist”, thuhet në përshkrimin e projektit.

Projekti parashikon një shesh si zgjatim i parkut dhe lulishtes së parlamentit, në hotel me pesë yje, që të paktën sipas emrit që mban imazhi i ngarkuar në këtë faqe do të ketë emrin “Atrium”. Po në faqen prezantuese të tij thuhet se kjo strukturë duhej të ishte zhvilluar nga viti 2018 deri në vitin 2021, ndërsa mbetet ende mister “porositësi”./Gazeta Shqip

Një hotel luksoz pas sherrit Basha-Berisha për
Hyrja
e atij që në projekt quhet Hotel Atrium

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore