
Një hetim i ri ndaj Trump, Clinton-Pelosit: Mund të ketë folur me Putin kur u sulmua Capitol
Hillary Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit kërkon hetim dhe verifikim të tabulateve të bisedimeve telefonike të presidentit Donald Trump, pasi ai mund të ketë folur me presidentin rus Vladimir Trump në ditën e trazirave në Kapitol.
Për këtë Clinton ka biseduar dhe me Nancy Pelosin, kryetaren demokrate që drejton Dhomën e Kongresit Amerikan, duke i kërkuar hetim nëse ka pasur sërish ndërhyrje nga Rusia dhe për këtë duhet investiguar.
Vetë Clinton e bëri publike bashkëbisedimin në Pod Cast me Pelosin “Ti dhe unë, së bashku”, duke deklaruar se ajo do të ishte e interesuar të merrte të dhënat telefonike të Presidentit Trump për të parë nëse ai ishte në telefon me Putin ndërsa po pritej Kapitoli.
Clinton që humbi zgjedhjet me Trump në 2016 dhe tha se është e qartë që Trump ka një përbuzje ndaj demokracisë, por thellësitë e saj të vërteta nuk mund të dihen kurrë. Ajo tha se presidenti kishte "agjenda të tjera" ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe shpreson që një ditë të bëhet e ditur se kush ishte realisht presidenti, kush e detyronte dhe "kush e tërhiqte nga fijet ".
“Do të më pëlqente të shihja regjistrat e tij të telefonit për të parë nëse ai po fliste me Putinin ditën kur kryengritësit pushtuan Kapitullin tonë," tha ajo. Ajo e pyeti Pelosin nëse besonte se vendi do të përfitonte nga një hetim i tipit 9/11-komision për të hetuar se çfarë çoi saktësisht në trazirat vdekjeprurëse.
Pelosi nga ana e asaj është shprehur se ishte pro ngritjes së një komisioni hetimor dhe kujtuar që i ka deklaruar Trump se “ me ju, zoti president, të gjitha rrugët të çojnë te Putin”.
"Unë nuk e di se çfarë ka Putini mbi të politikisht, financiarisht ose personalisht, por ajo që ndodhi javën e kaluar ishte një dhuratë për Putinin, sepse Putini dëshiron të minojë demokracinë në vendin tonë dhe në të gjithë botën," tha Pelosi. Ajo tha se ata që morën pjesë në trazirë ishin "kukullat e Putinit".


Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?
Historia e plotë >



Ligji i ri/ Parlamenti kërkon pezullimin e Vettingut në polici
Historia e plotë >
Marrëveshja/ Turqia do të ndihmojë Shqipërinë me vaksinën anti Covid?
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?...
Historia e plotë >
COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë

Studimi: Vaksina e AstraZeneca më e fortë, nëse doza e dytë merret 3 muaj pas të parës

COVID/ Si ndikon grupi i gjakut dhe cili rezulton më i ndjeshëm nga virusi në vend
Biznes



Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >
