Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Nisma e plotë e PS/ Të gjitha deklaratat e bujshme të Presidentit: Mprihni kosoret, sfurqet, pritjani duart dhe sulmet ndaj Yuri Kim

Nisma e plotë e PS/ Të gjitha deklaratat e bujshme të

Zbardhet kërkesa e plotë e nismës së dytë të Partisë Socialiste për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në kërkesën e tyre 50 socialistët kanë renditur si prova të veprimtarisë së Metës,  duke i cilësuara si shkelje kushtetuese, të gjitha deklaratat e presidentit të lëshuara përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Sipas tyre, Meta në të gjitha daljet e tij publike ka kryer aktivitet partiak në mbrojtje të opozitës, ka intimiduar votuesit duke u kujtuar se ai vetë apo populli do t'u presin duart.

Sipas ligjvënësve të majtë, këto deklarata të Kreut të Shtetit çuan deri në një humbje jete, duke iu referuar kështu vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, katër ditë para zgjedhjeve.

“Me sjelljen e tij, mesazhet drejtuar publikut me qëllim përkrahjen e nxitjen e vetëgjyqësisë, të cilat në Elbasan çuan edhe në humbje jete, terrorit, aktet e dhunës në rrugët e vendit në prag të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, mesazhet dhe sjelljet e intimidimit të votuesve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, forcave të policisë, përfaqësuesve të lartë të misioneve diplomatike, çuan në cënimin e imazhit të Shqipërisë në botë dhe cënimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon dhe më gjerë”, thuhet në kërkesën e PS.

Pjesë nga gjetjet në kërkesën e 50 deputetëve

“Presidenti ka cënuar rëndë barazinë e konkurrimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta dhe që ia ka veshur Presidentit të Republikës. Ky i fundit në vend që të ishte neutral, i paanshëm dhe i pavarur, ka nxitur konfliktin. Ai zhvilloi aktivitet partiak dhe tregoi anësinë e tij për opozitën e vendit.”

Me aktet e tij Presidenti Ilir Meta mbajti qartësisht anën e opozitës parlamentare pasi rezultoi nga daljet e tij publike. Presidenti mori përsipër të japë leksione demokracie që nuk ekzistojnë në asnjë vend demokratik.”

“Kjo situate pa diskutim që mund të përdoret nga subjektet politike për manovra që pengojnë zgjedhjet sipas interesave të ngushta partiake, të dëmtojnë interesin a përgjithshëm kombëtar dhe rrezikon krijimin e precedentëve të rrezikshëm për demokracinë, ku zgjedhjet e lira dhe periodike janë një nga themelet e mirëfunksionimit të saj. Me sjelljen e tij, mesazhet drejtuar publikut me qëllim përkrahjen e nxitjen e vetëgjyqësisë, të cilat në Elbasan çuan edhe në humbje jete, terrorit, aktet e dhunës në rrugët e vendit në prag të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Mesazhet dhe sjelljet e intimidimit të votuesve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, policisë, përfaqësuesve të misioneve diplomatik, çuan në cënimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me botën, dhe cënimin e marrëdhënieve të fqinjësisë se mirë në rajon. Këto mesazhe, sjellje dhe akte të përsëritura të Presidentit në abuzim, tejkalim dhe shkelje të kompetencave të njohura nga Kushtetuta konsistojnë në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Ligjeve të vendit.
Cilat kanë denigruar dhe imazhin institucionit të Presidentit. Konseguencat e rënda të ardhura si rezultat direkt i këtyre shkeljeve, edhe në kuptim të vlerësimit të komisionit të posaçëm hetimor të shkarkimit të PR në vitin 2019, përbëjnë shkelje".

Disa nga deklaratat e Metës

“Kërcënimi i fundit që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, ka vetëm një përgjigje: Presidenti gati për të firmosur dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e shqiptarëve! Vdekje tradhtarëve!”

“Të dashur prokurorë dhe gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës! Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion. Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju! Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë!”

“Cfurqet do jenë të dielën, nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund…”.

“Lidheni të marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat… Unë do shkoj në shtëpi, kur ti të shkosh në psikiatri”.

“Bravo qytetarëve të Beratit! Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni! Nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund të ndalë ndryshimin e madh më 25 prill! ‘Ngrehuni dhe bjeruni, korini dhe shtypini, katundar e punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë’! Me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 prillit!

“Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit! Le të shqetësohen dhe le të tmerrohen të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin”.

Dokumenta bashkëngjitur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore