
Nis ters/ Pa filluar qeveria filoserbe e Malit të Zi: Të heqim thikat nga trupi i Serbisë, së pari Kosovën!
Ende pa u betuar në Parlamentin e Malit të Zi ka nisur ters puna e qeverisë së re të Malit të Zi që e shpalli kryeministri i mandatuar Zdravko Krivokapiç fundjavën që u mbyll.
Një nga partitë pjesëmarrëse në qeveri, përkatësisht Partia Demokratike Popullore e Milan Knezeviç, deklaroi se “qeveria e re duhet të fillojë të heqë thikat e përgjakshme nga trupi i Serbisë që i ka ngulur Milo Gjukanoviçi”.
Knezeviç shkroi në adresën e tij në Twitter katër ngjarje, përfshirë vendimin për përjashtimin e ambasadorit serb nga Mali i Zi.
“Sa thika ka në shpinë të vëllait dhe sa do të kishte nëse nuk do të ishim vëllezër?", shkroi Knezeviç, një nga udhëheqësit e Frontit Demokratik që është koalicioni kryesor në qeveri.
Ai kujtoi se Mali i Zi njohu Kosovën më 9 tetor 2008, votoi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO më 15 tetor 2015 dhe dërgoi një atashe ushtarak për të festuar masakrën e serbëve në Krajina më 4 gusht 2018.
Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, të shtunën, shpalli non grata smbasadorin serb në Podgoricë, Vladimir Bozoviç. Knezeviç më pas tha se kjo lëvizje përfaqësonte “tronditjet e fundit të politikës antiserbe të regjimit në largim”. /Gazeta Shqip





"Të këqijat dhe të mirat që na la presidenti Trump"
Historia e plotë >


Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Mjeku ngre shqetësimin: Këto maska nuk ju mbrojnë nga Covid-19

Vranësira dhe rrebeshe/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Kanceri i gjirit, flet mjekja Silvana Çeliku: Pandemia uli vizitat, 40 % e grave kapen në stadin e fundit
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
